Plan për strategjinë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar para donatorëve, Draft Planin e Aksionit për Strategjinë Sektoriale Shëndetësore për vitin 2010 – 2014.
Gjatë takimit prezantues, Ministria e Shëndetësisë, nga donatoret që për koordinator kanë përfaqësuesin e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Wiber, ka marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, i cili ka falënderuar donatorët për mbështetjen e deritanishme të sistemit shëndetësor të Kosovës.
Ministri Bukoshi ka theksuar me këtë rast se Ministria do të jetë fleksibile me donatorët në implementimin e Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore të Kosovës.
Draft-planin e ka prezantuar Merita Berishaj-Koçinaj, e cila është kryesuese e Këshillit Profesional për implementimin e Strategjisë Sektoriale. Ajo ka paraqitur aspekte të ndryshme të situatës në Kosovë, duke përmendur pesë objektivave kryesore të cilat i përmban Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2010-2014. Ndër to janë edhe zvogëlimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës së përgjithshme; përmirësimi i menaxhimit të resurseve ekzistuese dhe cilësisë së shërbimeve; funksionalizimi, riorganizimi dhe plotësimi i infrastrukturës ekzistuese të sistemit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore në përputhje me standardet evropiane; implementimi dhe zhvillimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të financimit të shëndetësisë.