E Diel, 1 Nëntor 2026

Plan strategjik për zhvillimin ekonomik të Dibrës

Fondi 3.6 milionë euro, financim për 50 projekte në mbarë vendin

Përgjatë tri viteve të shkuara, Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri mbështeti programin Fuqizimi i Qeverisjes Vendore në Qarkun e Dibrës. Kjo mbështetej në një marrëveshje trepalëshe ndërmjet Qarkut Dibër, Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe organizatës holandeze për zhvillim.

Në financimin gati 3.6 milionë euro, ofronte fonde për 50 projekte në mbarë vendin. Këto fonde plotësoheshin me një kontribut prej 20 për qind nga qeveria qendrore dhe kontribute prej 30-40 për qind nga komunat dhe bashkitë e rajonit. Vënia në zbatim e programit u ndihmua me forcim institucional të ofruar nga SNV, që kontribuoi me shërbime këshillimore. SNV ndihmoi strukturat e bashkive, komunave dhe të qarkut për përgatitjen dhe vënien në zbatim të planeve strategjike, gjetjes së fondeve, planifikimit financiar, administrimit të ciklit të projektit dhe procedurave të prokurimit publik. Si rezultat i programit, çdo komunë dhe bashki ka një plan strategjik. Kjo ju dha mundësinë projekteve të mbështetura financiarisht nga fondi i mirëbesimit që të identifikoheshin si përparësi strategjike të bashkësive vendore me financim vendor dhe mbështetje politike.
Dje, në një konferencë, zëvendësministri Ferdinant Poni, ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Henk G.C va nden Dool, kreu i Qarkut Dibër, Gëzim Gazidede dhe drejtori i Organizatës së Vendeve të Ulëta për Zhvillim, Jack Cortenraad, kanë diskutuar mbi temën “Zhvillimi i Dibrës-Modelimi i qarkut në një mjedis plot sfida”.

Më shumë se 66 për qind e njësive vendore dhe 78 për qind e popullsisë së qarkut përfitoi drejtpërdrejt nga projektet e vëna në zbatim në vendbanimet e tyre. Konferenca me temë “Modelimi i rolit të qarkut në një mjedis plot sfida” mori në shqyrtim dhe ndryshimet e risitë në Këshillin e Qarkut Dibër gjatë programit, që kontribuon në diskutim vijues mbi modelimin e rolit të tij në zhvillimin dhe implikimet më të gjera, në nivel kombëtar për decentralizimin dhe zhvillimin rajonal.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›