E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesat e biznesit:

1. Heqjen e taksës së tatim-fitimit për sektorin e fasonit për një periudhë 3-5 vjeçare.

2. Subvencionimin e pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e rinj për një periudhë nga 1-3 vjet për sektorin e regjimit të përpunimit aktiv, duke marrë përsipër që punëdhënësi të paguajë pagesën e papunësisë dhe sigurimin nga aksidentet në punë.

3. Heqjen e plotë të TVSH-së dhe taksave doganore për importimin e linjave të prodhimit në fushën e konfeksionimit të veshjeve dhe këpucëve.

4. Mosndryshimin e pagës minimale në shkallë vendi për sektorin e fasonistëve deri në një periudhë të kapërcimit të krizës ekonomike.

5. Llogaritjen e taksës së punës (sig.shoq+sig.shënd+TAP) mbi bazën e ditëve faktike të punës dhe jo mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.

6. Shtyrjen e afatit të deklarimit online të detyrimeve tatimore nga data 5 e muajit të deklarimit, deri në datën 10 të këtij muaji.

7. Përmirësimin e menjëhershëm të administrimit të rimbursimit të TVSH-së dhe rimbursimin sipas ligjit të TVSH-së së kreditueshme brenda 30 ditëve.

8. Kalimin e fondit të përcaktuar nga buxheti i shtetit për nxitjen e punësimit dhe trajnimit profesional nga Ministria e Punës në Ministrinë e Financave dhe përdorimin e tij si stimul për të gjitha kompanitë që punësojnë punëtorë të rinj dhe vetëpaguajnë për kualifikimin e tyre.

9. Implementimin e shpejtë dhe të detyrueshëm të deklarimit online të të punësuarve nga ana e ISSH dhe DPT, vonesa e të cilit sjell një kosto të konsiderueshme dhe penalitete të pabazuara për sektorin e fasonistëve.

10. Në kuadrin e amnistisë së premtuar fiskale të qeverisë, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet e papaguara të taksës së punës për periudhën shtator 2008-dhjetor 2009, periudhë e identifikuar edhe nga treguesit fiskalë si periudhë krize e sektorit të regjimit të përpunimit aktiv.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›