E Diel, 1 Nëntor 2026

Plane amerikane per lufte kunder Iranit?

Nga Ralf Sina, Uashington*

Kemi te bejme vetem me lufte psikologjike? Apo planifikojne Bushi dhe Ceni ne fund te presidences se tyre me te vertete nje sulm te perbashket me Izraelin kunder Iranit?

Kjo eshte pyetja qe preokupon shume amerikane. Edhe shefat evropiane te shteteve, te cilet po i viziton Bushi ne udhetimin e tij te fundit ne Evrope. Ralf Sina:

Ishte komiteti i veprimit izraelito-amerikan AIPAC, para te cilit ministrja e jashtme Kondolisa Rajs formuloi javen e kaluar pozicionin ndaj Iranit te qeverise amerikane:

"Nje regjimi, i cili e mohon Holokaustin, qe vret qytetare ne vendet fqinje, qe perpiqet te asgjesoje nje anetar te OKB-se- nje regjimi te tille bota nuk duhet t'i lejoje te posedoje arme atomike."

Edhe kandidati per president te SHBA, Barak Obama, i cili kishte fituar pak ore me pare shumicen e votave te delegateve demokrate, nuk deshiron te mbetet pas vendosmerise se administrates se Bushit ne ceshtjen e Iranit. Si president i SHBA, ai do te bente gjithcka, per te penguar qe Irani te behet fuqi berthamore, u tha Obama vizitoreve te grupit te fuqishem lobist amerikano-izraelit AIPAC: Dhe qe te mos mbetet asnje dyshim, qe ne nje rast ekstrem per sa i perket Iranit eshte i vendosur per hapat me ekstreme, Obama perseriti para te pranishmeve: ai do te beje shprehimisht gjithcka, e vertet gjithcka, per te penguar qe Irani te arrije te zoteroje arme atomike.

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, gjithashtu i ftuar ne komitetin izraelito-amerikan te veprimit ne Uashington, e regjistroi i kenaqur gatishmerine potenciale pertej kufijve partiake per lufte kunder Iranit. Dhe kerkoi nga ana e tij masa dinamike ndeshkimi kunder Republikes Islamike: "Mosrespektimi prej Iranit e rezolutave nderkombetare e ben te qarte: urgjentisht nevojiten masa te tjera te vendosura."

Vemendjen ne SHBA e terhoqi qe ne maj nje raport i Radios Ushtarake Izraelite. Radiostacioni ushtarak pohoi gjate vizites se Bushit ne Izrael, me rastin e 60-vjetorit te Izraelit, se Presidenti i SHBA dhe zevendesi i tij, Ceni, besojne se Izraeli do t'i kerkoje Uashingtonit te ndermarre nje goditje ushtarake kunder Iranit.

Qe atehere, rreziku i nje lufte kunder Iranit preokupon mediet e SHBA. Dian Rehm, moderatore e shquar e Radiostacionit Kombetar NPR, formulon qarte pyetjen: "A besoni seriozisht, se administrata e Bushit do te sulmoje, ne ditet e fundit ne pushtet, se bashku me Izraelin, Iranin?"

Apo behet fjale per nje lufte te kalkuluar psikologjike te qeverise Bush? Askush nuk e di pergjigjen per kete pyetje. E qarte eshte vetem: mbrojtja kunderajrore iraniane eshte perfeksionuar muajt e fundit me ndihmen ruse. Sipas mendimit te ushtarakeve amerikane, aviacioni luftarak izraelit nuk do te ishte ne gjendje ta kapercente kete mbrojtje. Izraeli nuk ka nje numer te mjaftueshem avionesh cisterna, qe t'u mundesonte avioneve te vet luftarake sulmin kunder rreth 300 objekteve te shperndara atomike ne Iran. Nje sulm izraelit do te qe i mundur vetem me ndihmen masive te SHBA. Dhe me cmimin e nje konfrontimi masiv me Rusine dhe Kinen. Ambasadori amerikan ne Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore ne Vjene, Gregory Shulte, thote se vendi i tij eshte i gatshem per negociata me Teheranin, me kusht qe ai te mos punoje me per bomben.

Por aktualisht, Irani preferon te perballet me sanksione, sesa te ndaloje programin per perdorimin e energjise atomike.

(*) NR


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›