E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau per gjakun e xhaxhait, rrezikon 24 vite burg

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon shpalljen fajtor dhe denimin me 24 vjet heqje lirie te 25-vjecarit te akuzuar per “vrasje me paramendim” me motiv gjakmarrjen ne qytetin Shkodres. Dje prokurori Anton Martini lexoi pretencen para trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Ardit Mustafaj, ne ngarkim te Bardhyl Rustemit, i arrestuar per vrasjen e Lec Manishtes, pese vite me pare. Sipas prokurorit, i pandehuri me date 12 janar te vitit 2003, ne rrugen “Martin Barleti” te Shkodres, ka qelluar me 14 plumba Lec Manishten, se bashku me shokun e tij, Sokol Selmani. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, prokurori ka bere me dije se diten e ngjarjes viktima se bashku me shokun e tij ishin duke udhetuar me makine, kur jane qelluar me bresheri armesh. Per pasoje, 14 plumbat e shkrehur lane te vdekur Manishten, nderkohe qe u plagos Selmani.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›