E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE mbeshtesin Kosoven

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do te vazhdojne te mbeshtesin stabilitetin dhe sigurine e Kosoves, integrimet e saj rajonale dhe zhvillimin e saj ekonomik e institucional. Keshtu thuhet ne deklaraten qe ka dale nga samiti SHBA-BE ne Berdo te Sllovenise, ne te cilin ka marre pjese edhe Presidenti amerikan, George Bush. Ne te gjithashtu nenvizohen detyrimet e autoriteteve ne Kosove qe te perqendrohen ne krijimin e nje shoqerie stabile, demokratike e shumekombeshe dhe te mbeshtetin perpjekjet e NATO-s dhe OSBE-se ne kete drejtim.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojne qe te bashkepunojne ne kompletimin e tranzicionit te bute nga Kombet e Bashkuara te misioni “Eulex”, i cili do te mbaje pergjegjesi per sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij te plote ne gjithe territorin e Kosoves, qe eshte e rendesise se vecante per stabilizimin e saj, thuhet ne deklarate. Ne te mbeshtetet edhe perparimi i Kroacise, Serbise, Shqiperise, Maqedonise, Bosnjes dhe Malit te Zi ne procesin e integrimeve euroatlantike. Ne kete kuader, eshte pershendetur edhe Marreveshja e Stabilizim-Asocimit, e nenshkruar midis Serbise dhe Bashkimit Evropian, e cila eshte cilesuar si nje konfirmim i animit te Serbise drejt perspektives evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›