E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brenda javes, Mediu pa imunitet”

Kryeparlamentarja Topalli eshte shprehur se brenda javes do te hiqet imuniteti i ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Menjehere pasi ka marre ne dorezim dosjet shtese te Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama dhe shperndarjes se tyre ne Keshillin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, Kryetarja e Kuvendit ka paralajmeruar se do te miratohet shume shpejt raporti per heqjen e imunitetit dhe do te dergohet ne seancen kuvendore per ta votuar. Duket se nje deklarate e tille ka ardhur dhe pas pozitivitetit te shprehur nga republikanet, te cilet kane qene te kenaqur per depozitimin e dosjeve shtese nga ana e Ina Rames. Zvarritja e heqjes se imunitetit te deputetit Mediu, te kerkuar nga Prokurorja e Pergjithshme per hetimin e tragjedise se Gerdecit, ka ardhur pas nje perplasjeje disa javore mes ketyre institucioneve dhe kerkeses dy here per dokumente shtese. Kerkese e cila eshte plotesuar nga Kryeprokurorja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›