Vrau ne ’98, kapet pas rikthimit nga “emigrimi”
Arratisja per 10 vjet jashte Shqiperise, nuk i ka ardhur ne ndihme nje te kerkuari per vrasje dhe i denuar nga gjykata me 14 vite burg. Tre muaj pasi ishte kthyer ne Tirane, e fshihej ne nje banese private, pas Spitalit Ushtarak ne Laprake, agjentet kane vene ne pranga 29-vjecarin Petrit Azemi. Aksioni eshte zhvilluar duke gdhire dita e djeshme dhe ne fshehtesi te plote. I denuari mbahej ne vezhgim prej nje jave nga agjentet e policise se kryeqytetit, sektori i vrasjeve. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Azemi ishte denuar me 14 vjet burg per vrasje te kryer ne vitin 1998, ne “Rrugen e Elbasanit”. Sipas policise, ndaj tij, Gjykata e Tiranes, me dates 19 dhjetor 2002, e ka denuar, pasi akuzohej per vrasjen e Bujar Haksanit, ngjarje kjo e ndodhur per motive te dobeta, me date 16 prill te vitit 1998. Nderkohe qe, mesohet se i kerkuari akuzohet per konsumim te veprave penale te “vrasjes me dashje” dhe “mbajtje pa leje te armeve luftarake e municioneve”. Vendndodhja e te arrestuarit Petrit Azemit ishte zbuluar disa kohe me pare, kur ky i fundit ishte vendosur ne nje shtepi private ne Laprake, ndersa mendohej se fshihej gjate kesaj kohe ne Itali. Agjentet kishin marre informacione ne rruge operative per vendndodhjen e Azemit dhe me pas e kishin mbajtur ne vezhgim.