Plane për pranimin e standardeve të NATO-s
26/08/2010 Qeveria miraton projektligjin për standardizimin ushtarak
Qëllimi është zbatimi i marrëveshjes mes vendeve anëtare të Aleancës
Forcat e Armatosura (FA) shqiptare do të veprojë në bazë të ligji të ri, i cili saktëson standardizimin ushtarak. Në nismën ligjore të miratuar dje nga qeveria, parashikon zbatimin e marrëveshjes së standardizimi (STANAG), ndërmjet disa shteteve ose të gjitha shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), për të adoptuar përdorimin e pajisjeve ushtarake të njëjta ose të përafërta, përfshirë municione, materiale furnizimi dhe rezerva, si dhe të procedurave operacionale, logjistike dhe administrative të njëjta. Projektligji thotë se për zbatimin do të ngrihet një bord i standardizimit në Ministrinë e Mbrojtjes, që është organ i posaçëm (ad-hoc), i cili shqyrton, për t’u miratuar nga ministri përkatës, planet për pranimin e standardeve të NATO-s, të standardeve civile për përdorim nga njësitë e FA-së, si dhe praktikat dokumentare të paraqitura nga organizmat e përcaktuara në sistemin e standardizimit në FA-të. Sipas nismës autoriteti kujdestar i STANAG-ut/AP-it cakton grupe ekspertësh për vlerësimin dhe për përcaktimin e statusit të pranimit të tij. Kryetari i grupit të ekspertëve është personi përgjegjës i STANAG-ut/AP-it dhe njihet në NATO si pikë kontakti e vendit për këtë marrëveshje standardizimi. Ndërkohë grupet e ekspertëve hartojnë raportin e vlerësimit të STANAG-ut/AP-it, i cili, sipas procedurave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes, diskutohet në bordin e standardizimit dhe pranohet nga ministri i Mbrojtjes. Në rastet kur gjykohet e nevojshme nga personi përgjegjës i standardizimit dhe autoriteti kujdestar, raporti i vlerësimit të STANAG-ut/AP-it dërgohet për mendim në ministritë dhe zyrat e tjera administrative, të cilat janë të detyruara t’ia dërgojnë opinionin e tyre përdoruesit brenda afateve ligjore.
Standardizim
“Zhvillimi dhe zbatimi i koncepteve, i procedurave e i rregullave të përbashkëta me synimin për të zhvilluar e për të mbajtur kapacitetet e duhura operacionale në tri nivelet e standardizimit në fushën ushtarake; të përafrueshmërisë, të ndërkëmbyeshmërisë, të përputhshmërisë, në fushat e operacioneve, të procedurave, të materialeve”.