Kualifikimi, regjistrohen mbi 3100 mjekë
26/08/2010 Kushtet për ushtrimin e profesioneve shëndetësore,shpërndahen 60 mijë kredite
Vendosja e kritereve për ushtrimin e profesionit ka bërë që i gjithë personeli shëndetësor t’i drejtohet qendrës së edukimit në vazhdim për të kryer procedurat e regjistrimit mbi marrjen e krediteve të nevojshme për licencimin e profesionit. Sipas të dhënave të publikuar nga Qendra e Edukimit në Vazhdim, pohohet se ka përfunduar tashmë regjistrimi i të gjithë punonjësve në fushë së shëndetësisë duke përfshirë, mjekë stomatologë, farmacistët dhe infermierët. Sipas drejtuesve të kësaj qendre në total pohohet të jenë shpërndarë rreth 60 mijë kredite, ndërkohë që më shumë se 3100 mjekë në të gjithë vendin i janë nënshtruar kualifikimeve të vazhdueshme, të dhëna këto që krahasuar me një vit më parë ishin në nivelin zero. Në seminarin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme ku merrnin pjesë jo vetëm drejtuesit e dikastereve drejtuese të shëndetësisë, por edhe përfaqësues të shoqatave të profesionistëve dhe operatorë të tjerë që kanë për detyrë organizimin e edukimit në vazhdim, është diskutuar lidhur me planin kombëtar të aktiviteteve për vitin 2011dhe të hapave praktikë që duhen ndjekur për realizimin e tij. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri Petrit Vasili, i cili i ka mëshuar edhe një herë tjetër idesë se kualifikimit të vazhdueshëm që duhet të gëzojë çdo profesionist i sektorit shëndetësor. Për rastet që nuk do të plotësojnë kufirin e përcaktuar të krediteve nuk do të lejohet më tej ushtrimi i profesionit, ndërkohë që do t’i nënshtrohet edhe testimit special. “Sigurisht që situata është e ndryshme nga muaj më parë, sepse tani jemi në një ritëm tjetër, në ritmin e implementimit të gjërave dhe jo në ritmin: mendojmë të implementojmë”, është shprehur ministri, i cili edhe një herë e ka cilësuar edukimin në vazhdim si element të ndryshimit të sistemit shëndetësor dhe thelbin e gjithë ekzistencës së këtij sistemi. “Besoj se të gjithë jeni të një mendimi se e vetmja çështje që nuk ka limit, por mbetet gjithmonë e hapur është formimi profesional dhe edukimi në vazhdim. Në edukimin në vazhdim askush nuk mund të thotë se unë kam arritur një maksimum”, ka theksuar Vasili. Sipas raportit të paraqitur nga drejtoresha e qendrës, Entela Shehu, rezulton se “gjatë periudhës dhjetor 2009-qershor 2010 në këtë qendër janë depozituar 105 kërkesa për akreditim aktivitetesh, prej të cilave 104 janë pranuar dhe vetëm një është refuzuar. Janë zhvilluar 40 konferenca, 26 seminare, 39 trajnime. Janë dhënë 60 mijë kredite për pjesëmarrësit. Rreth 3100 mjekë janë regjistruar në këto aktivitete nga 0 të regjistruar një vit më parë”.