E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet me pronat vazhdojne te pengojne investimet ne Shkoder

Problemet e pronave te pazgjidhura ende plotesisht vazhdojne te frenojne ecurine normale te mjaft investimeve te rendesishme ne Shqiperi. Sot disa dhjetra banore te lagjeve periferike te qytetit te Shkodres pjesa me e madhe e te cileve te ardhur  vitet e fundit nga zonat malore te mbeshtetur edhe nga Aleanca Kuq e Zi protestuan perpara bashkise duke kerkuar  mosprishjen e shtepive te tyre dhe  ndryshimin e projektit te rrruges qe do te lidhe hyrjen e qytetit me aksin e rruges kombetare qe shkon drejt pikekalimit kufitar te Hanit te Hotit. Ky projekt qe do te sherbeje edhe si argjinature mbrojtese per qytetin e Shkodres vleresohet si investimi me i rendesishem i qeverise shqiptare ne Rajonin e Shkodres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›