Vdes diva meksikane

Një avion i vogël brenda të cilit ndodhej këngëtarja e njohur Jenni Rivera u rrëzua në veri të Meksikës..
Mbetjet e mjetit u gjetën nga autoritetet, ndërsa thuhet se nuk ka të mbijetuar.
Këngëtarja e njohur si “diva e bandës” ka shitur të paktën 22 milionë disqe ndërsa është nominuar dy herë për çmimet Grammy.
E lindur në California, siç raporton noa këngëtarja të shtunën mbrëmë kishte zhvilluar një koncert në Monterrey, prej nga ishte nisur natën për në Toluca.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se mjeti humbi kontaktet me autoritetet e fluturimit 10 minuta pasi ishte nisur.
Në bord përveç këngëtares dhe ekuipazhit ishte edhe përfaqësuesi ligjor, zëdhënësi dhe grimieri i Rivera. Në total flitet për 7 të vdekur. /Indeksonline/