E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planet familjare të Albanit

Alban Skënderaj sapo ka shënuar një triumf tjetër në karrierën muzikore, duke fituar çmimin e parë në "Kënga Magjike 2012". Emocionet e kësaj fitoreje vazhdojnë ta shoqërojnë këngëtarin, i cili edhe këtë vit është në jurinë e “X-Factor”.

Tashmë jeta e tij dhe e Miriamit është e lidhur me Tiranën, ndërsa ata mendojnë të ardhmen e tyre të përbashkët dhe krijimin e familjes.
"Besojmë, si çdo çift mbas kaq vitesh, është një fazë e re dhe e rëndësishme për ne. Së shpejti do të vijë, por kemi dëshirë të mos shkëputemi 100% nga Gjermania dhe Italia, ku ne jemi rritur dhe kemi dhe familjet tona,'' ka thënë Skenderaj për mediat shqiptare.

Ai ka theksuar se Tirana u dhuron shumë kënaqësi shpirtërore, por se akoma nuk gjejnë standardet dhe komoditetet që gjejnë ne Gjermani e Itali. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›