E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planeti Hendriks

Nje seri kryeveprash mbreselenese te krijuara brenda kater vjetesh nga gjeniu i kitares. Kjo eshte vepra e mitit Xhimi

Me 19 shtator te vitit 1970 Xhimi Hendriks i tha lamtumire kesaj bote. Megjithate duket se keto dyzet vite nuk kane mjaftuar per ta ndalur ate te ardhme qe e priste se bashku me kitaren e tij te drejtuar nga qielli. Arsyeja qe trashegimia e tij vazhdon te jete gjalle nga disqet qe vazhdojne te shiten te bumi i autobiografive reklamat kolonat zanore stili hendriksiano-hipi ndoshta eshte pikerisht kjo. Duke u mbeshtetur edhe te dhuntia speciale ajo qe e dallon gjeniun nga artisti i thjeshte me talent Hendriks arriti duke filluar nga bluzi te gjente brenda vetes sekretet e universit qe njeriu i kerkonte ne hapesire. Ishte nje VoodooChild. Keshtu e quante veten. Nje njeri i devotshem ndaj jetes drogave dhe emocioneve Xhimi nuk njihte kufij. Ne kater vjet karriere arriti te linte nje shenje te shndritshme ne muziken rok dhe shume kenge te pavdekshme qe i kane rezistuar ne menyre magjike kohes.

Hendriks ishte nje prej ikonave me te medha te viteve lsquo60. Vdekja e tij eshte nje prej ngjarjeve me te trishtuara te historise se muzikes rok. Hendriks ishte artisti me i shfrytezuar nga industria diskografike e cila nuk hezitoi te publikonte te gjitha pjeset e luajtura prej tij. Xhimi regjistroi dy albume te medha te parin dhe te tretin por mbi te gjitha i dha jete nje stili loje ne kitare qe me pas u kopjua nga te gjithe kitaristet. Gjithsesi eshte shume e veshtire te ndash faktet e jetes se tij nga thashethemet dhe spekulimet. Kritiket mendonin se ai do te futej me shume ne zhanrin e xhazit e me pas do te zhytej me thelle ne bluz. Thuhet se ishte shume i ngaterruar me ate cka deshironte te bente realisht. Te tilla konfuzione perbejne edhe te verteten mbi vdekjen e tij versione kontradiktore per ditet e fundit te jetes te cilat jane dhene nga te afermit gjate asaj kohe. Thuhet se ka qene duke punuar shume per albumin e tij te ri titulluar First Ray of the New Rising Sun kur vdiq ne Londer me 19 shtator te vitit 1970 nga shkaqe te lidhura me drogen. Deri me tani versioni zyrtar i historise ka mbetur i mbyllur mes mureve te harruara te hotelit Samarkand ku Hendriks jetonte ne ate kohe me Monika Danenmen nje vajze te cilen e kishte njohur pak dite para se te vdiste. Ndersa versioni i policise eshte ky infermieret e ambulances e gjeten trupin e pajete te kitaristit te shtrire permbys ne mes te dhomes bosh. Rubineti i gazit ishte i hapur dera ishte gjysme e hapur nuk kishte asnje gjurme te personit qe i kishte telefonuar ndihmes se shpejte.

Duke analizuar diskografine e tij zyrtare verehet nje rritje e vazhdueshme profesionale. Per te riafirmuar nje here e pergjithmone talentin e tij do te mjaftonte te kujtonim krijimet fenomenale All Along the Watchtower homazhin ndaj muzikes bluz Red House Foxy Lady Little Wing VoodooChild Star Spangled Banner himnin zyrtar te Shteteve te Bashkuara te prezantuar diten e fundit te Festivalit te Woodstock-ut. Per fatin tone dhe te gjithe atyre qe e adhurojne muziken ka shume mrekulli hendriksiane qe duhen zbuluar.

Shume muzikante e kujtojne ardhjen e tij ne Londer ne vitin 1966 kur Hendriks ishte vetem 25 vjec. Ai djalosh i zi qe kishte ardhur ne Siatell mund te krahasohej vetem me nje gjeni. Ne koncertet dal vivo ishte i paarritshem Kur e pashe per here te pare thjesht mendova lsquoNdoshta do te jete me mire te nderroje zanat kujton Jeff Beck. Deshmi te tilla e pasurojne edhe me shume figuren e mitit Hendriks. Duhet theksuar se ne Londer Xhimi kishte gjetur nje territor pjellor. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ku bluzi konsiderohej ekskluzivisht muzike per zezaket ne Angli disqet e HowlinWolf Muddy Waters Robert Johnson dhe B. B. King po benin namin madje ishin pjese e familjes se madhe rok-bluz ne te cilen benin pjese edhe grupet Stones Cream Who dhe Animals. Me fjale te tjera Xhimi perfaqesonte per Xheger Klepton gjithcka qe ata deshironin te ishin. Imazhi i kitares se flakeruar ne duar ka mbetur ne kujtesen e shume spektatoreve gjate shfaqjeve ne festivalin e Monterejt Woodstock dhe ne Amerike.

Xhimi nuk ishte vetem muzikant. Ai merrej edhe me ceshtje te tjera me mbrojtjen e zezakeve dhe mbeshteste levizjen e Black Panther. Kete e deshmojne edhe dokumentet e FBI-se. Vdekja e tij e ardhur ne menyre te rastesishme dhe ne rrethana ende te paqarta le shume dyshime dhe meri. Dicka eshte e sigurt qe Xhimi po pergatitej te punonte me legjendarin Gil Evans per nje album dhe nje koncert ku do te shenonin fillimin e nje faze krejtesisht te re ne karrieren e tij. Ndoshta do te pergatiste edhe nje CD me Miles Davis. Natyrisht qe e kemi shume te veshtire ta imagjinojme Xhimin 67 vjec kaq do te ishte sot duke perseritur te njejtit numra spektakolare qe shume kolege te tij rokiste vazhdojne ti luajne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›