100-vjetori i Pavaresise me sfond neokolonial
Ai kalkuloi se do fitonte ne kohe dhe para nese do udhetonte me makine deri ne Aeroportin e Podgorices e me pas do merrte direkt avionin per ne Zagreb. E kish bere disa here vitet e fundit rrugen deri ne Podgorice dhe e dinte mire kohen per te mberritur ne destinacion. Llogariti dhe nje koeficient shtese sigurie per te papritura. Por e papritura tash ishte bere e pritur. Shkaku maune te shumta te ngarkuara me cimento leviznin nga Shqiperia ne drejtim te Malit te Zi e me tej duke bllokuar rrugen e ngushte per gjate gjithe segmentit rrugor. Sa kujton cimenton shumekush nuk mund te mos sjelle ndermend qindra hektare pyje te prere dhe qindra te tjere te miratuar per tu prere ne vazhdim. Nuk mund te mos sjelle ndermend kodrat e buta te Ultesires Perendimore te shqyera nga matrapiket e kompanive te huaja te cimentos. I gjithe ky dem i pasurise kombetare zerohet ose me sakte vleresohet me 1 euro. Punesimi i vendasve krejtesisht i paperfillshem. Nese ti si vend me kapacitete te limituara teknologjike e financiare ne nje industri te caktuar per perdorim te resurseve te vendit si per shembull ne industrine e cimentos ben nje marreveshje koncesionare per furnizimin me cimento te tregut vendas mbi bazen e nje tenderimi real eshte jo vetem e pranueshme por dhe e nevojshme. Por nese ti lejon qe ne territorin e vendit tend te instalohen nje seri kompanish te huaja qe perdorin pasurite e vendit e per me teper duke demtuar mjedisin per te maksimalizuar fitimet e tyre nuk ka asnje ndryshim nga neokolonializimi. Neokolonializmi eshte fenomen qe lidhet me shtetet qe e kane fituar pavaresine ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar ne kontinentet e Afrikes Azise e Amerikes Latine. Rasti i fenomenit te shfaqjes se tipareve te qarta te nekolonializmit te Shqiperise tash 100 vjet shtet i pavarur dhe europian eshte i paprecedente. Rasti me evident i fenomenit te neokolonializmit ne Shqiperi mbetet rasti i Vlores paradoksalisht vendit ku u shpall pavaresia dhe u luftua aq shume per ta mbrojtur ate edhe pas shpalljes se saj sic eshte Lufta e Vlores lufte te cilen ministri i Mbrojtjes kushedi pse guxoi ta shperfillte keqazi duke e klasifikuar si nje lufte ndaj nje ushtrie jo pushtuese pra mbrojtese dhe qe sipas ministrit te Mbrojtjes i takonte qe trimat e Laberise apo Vlora trime sic e quan ministri per efekt neutralizimi duhet te rreshtohej ne krahe te ushtrise italiane ne lsquo20.
Duke ditur projektet me tipare fort te qarta neokolonialiste te cilat jane jo vetem te mirepritura me VKM-te e miratuara por dhe te glorifikuara nga qeveria nuk mund te mos e lexosh me dyshim te madh thenien e Kryeministrit pardje se Vlora detyrimisht do te kete investime te rendesishme per ta pritur 100-vjetorin me tere meriten e saj pa bere ndonje specifikim per llojin e investimit apo investitorin. Dihet se Kryeministri paraardhes dhe Kryeministri aktual e kane zgjedhur Vloren e pavaresise si per te demonstruar varesine neokoloniale qe eshte funksionale edhe brenda Europes. Te dy se bashku duke injoruar dhe popullin e Vlores i dhuruan nje pjese te territorit te bregdetit te Vlores prej dhjetera hektaresh siperfaqe tokesore tashme e rrethuar me tela me gjemba dhe detare nje kompanie italiane qe ka pranuar dhuraten por dhe eshte angazhuar te zhvilloje vendin dicka si trupat italiane te lsquo20-s qe do te mbronin Shqiperine. Por ndersa trupat ushtarake nuk ndoten mjedisin kompania italiane qe merret me biznesin e naftes qysh diten e pare qe filloi punen e menderosi mire bregun e detit. Puna kryesore qe ben kjo kompani italiane zoteruese e nje pjese te cmuar te territorit shqiptar eshte sherbimi kundrejt pageses i nje kompanie tjeter te huaj qe egersisht shfrytezon puset shqiptare te naftes ne brendesi te vendit.
Ajo qe eshte e frikshme eshte se ka te ngjare qe investimet per 100-vjetorin e pavaresise ne Vlore te permendura pardje nga Kryeministri te jene superporti i konteniereve dhe e ashtuquajtura zone e lire ne Vlore ose edhe keto. Ketu behet fjale per 500 hektare pyll e plazh dhe qindra hektar te tjera hapesire detare qe i kalojne neokolonialisteve. Dhe perseri planifikohet nje shkaterrim mjedisi marin dhe tokesor i parikuperueshem madje fatal per Vloren. Porti i konteniereve ne Vlore per te cilin po pergatitet kontrata ne menyre te ethshme nga qeveria ka nje kapacitet 200 here me te madh se Porti i Durresit qe kupton qarte se eshte nje port qe nuk i duhet Shqiperise por vetem kolonialisteve te rinj qe gjejne ne kohen e sotme nje qeveri qe te fale qindra hektare toke dhe qe eshte shume e kenaqur qe pas 30 vjetesh hekurishte betonarmeja dhe ndotja gjitheperfshirese i mbetet asaj. Ky port con ne menyre te pashmangshme ne nje situate qe ne gjithe Gjirin e Vlores prania e ndonje peshku do ishte lajm po aq i rendesishem sa eshte per shembull sot kapja e nje peshkaqeni ne rrjetat e peshkatareve. Ndersa per te kuptuar ndotjen ne toke mjafton te ekuivalentojme kapacitetin prej 3 milione kontenieresh ne vit me 10.000 maune ne dite qe do te kalojne neper Vlore. Porti shoqerohet me nje rrethim tjeter qe qeveria e ka aprovuar prej 500 hektaresh per tia vene ne dispozicion neokolonialisteve. Dhe ky rrethim quhet zone e lire ku neokolonialistet jane me te privilegjuar pasi nuk paguajne taksa. Brenda ketij rrethimi do gelojne kolonet me paga shume te uleta nga Afrika e Azia. Ja kjo eshte panorama ne prag te 100-vjetorit te pavaresise ne Vloren e flamurit. Ky profil neokolonial i Vlores behet fare i qarte nese konsiderohet dhe projekti i mullinjve te eres ne Karaburun. Nuk ka pasur ndonjehere ndonje gardh kolonial me te madh ne bote se gardhi i projektuar dhe i miratuar nga qeveria e Berishes te 250 mullinjve te eres nga 117 metra te larte secili te ngulur pergjate gjithe kreshtes se Karaburunit. A nuk eshte poshteruese per shqiptaret qe ne 100-vjetorin e pavaresise banoret e Dukatit trashegimtare te pronave shekullore fort te dokumentuara ne Karaburun ti ngjiten malit per te rrethuar pronat e per ti mbrojtur ato nga neokolonialistet italiane e kolaboracionistet e tyre te qeverise shqiptare A nuk eshte poshteruese qe per 2000 vjet dukatasve nuk ua mori dot pronen asnje pushtues dhe tash ata rrezikohen tu rrembehet prona prej vete shtetit te tyre demokratik ne menyren me ekstreme antidemokratike e antikushtetuese me qellimin per tiu dhene kolonizatoreve te rinj sic eshte aktualisht rasti i nje shumekombeshe me seli ne Sicili
Projektligji per mbrojtjen e investitoreve te huaj i cili dhunshem kaloi ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve ne mbyllje te javes duket se eshte dizajnuar pikerisht per te spastruar terrenin shqiptar nga shqiptaret per te garantuar keshtu nderhyrje te buta neokolonialiste.
Vec asaj qe ka ne mend Kryeministri per 100-vjetorin e pavaresise Vlora vete duhet dhe do ta beje mire ne mend pa dyshim sic di ajo se si do ta prese 100-vjetorin e pavaresise nje pritje qe te gezoje e nderoje jo fansa por gjithe shqiptaret e Shqiperine.