E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i drejtesise dhe serioziteti i shtetit shqiptar

Te henen qe shkoi Kuvendi i Shqiperise filloi punimet ne nje salle te rinovuar. Vetem pak dite perpara asaj te hene ne emisionin Java Parlament ne TVSH nje emision kushtuar jetes dhe vepres se Kryetares se Kuvendit zonja Jozefina Topalli deklaroi se kjo salle e rinovuar ishte e denje per nje shtet demokratik serioz anetar i NATO-s etj. etj. Andej nga e merkura shefi i zonjes Topalli deklaroi me shume fanfare se 100-vjetori i pavaresise do ta gjente Shqiperine me nje godine te re Parlamenti edhe kjo e denje per nje shtet serioz demokratik.

Natyrisht nuk ka asgje te keqe qe Kuvendi i Shqiperise te kete nje salle te rinovuar apo qofte edhe nje godine te re. Ajo qe eshte per tu habitur eshte se si Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri e shohin sallen e re si tregues te seriozitetit te shtetit.

Ne fakt gjate viteve te tranzicionit politikanet shqiptare pavaresisht ngjyrimit na kane deshmuar se kane nje koncept shume te habitshem mbi seriozitetin e shtetit nje koncept siperfaqesor e kryekeput estetik sipas te cilit serioziteti duket te zyrat e makinat luksoze kostumet e shtrenjta e udhetimet ne klas te pare neper avione apo te marrja e pozave prej politikani vizionar e te perkushtuar ndaj demokracise e halleve te popullit perpara kamerave. Cka ne fund te fundit i ngjan si dy pika uji sjelljes se shume njerezve qe edhe pse ekonomikisht mund te jene ne dite te hallit bredhin neper rruge me X5 apo shpenzojne dhe qindarkat e fundit per veshje firmato.

Mjafton te shohesh se cfare niveli politizimi militantizmi e servilizmi tregon TVSH per te kuptuar se sa boshe jane pretendimet e pushtetareve tane se Shqiperia eshte nje shtet demokratik serioz. A mund te ndodhe valle ne ndonje vend tjeter demokratik qe televizioni publik ta hape edicionin e lajmeve me Kryeministrin qe del per pazar me niperit e mbesat qe ngjit mure apo thyen rekorde te cuditshme duke ndenjur ne uje Ose per tiu rikthyer salles se Kuvendit sa serioze eshte qe ne nje vend me kaq shume varferi dhe halle Kryeministri del e deklaron se do shpenzohen miliona per nje godine te re te Parlamentit vetem dy dite pasi ka filluar punen salla e saporinovuar qe ka kushtuar qindra mijera euro Sa serioze eshte per shembull qe nje drejtues i policise te lidhet me pranga poshte nje kamioni per te sabotuar mitingun elektoral te opozites dhe te shperblehet pasketaj per kete shfaqje groteske besnikerie ndaj pushtetit me nje post te larte drejtues Sa mund te flitet per seriozitet kur shikon malet e plehrave anash rrugeve te vendit dhe shkaterrimin qe po i behet ambientit Ose per te mos shkuar aq larg sa serioze eshte paaftesia per te zgjidhur krizen politike qe po i shkakton vendit nje kosto gjithnje e me te larte me cdo dite qe kalon

Te thuash te drejten lista e fakteve dhe treguesve te mungeses se seriozitetit te shtetit shqiptar eshte aq e gjate sa mbi to mund te shkruhen vellime te tera. Por nese ka nje fushe deshtimet e se ciles i shumezojne me zero ne menyren me spektakolare pretendimet se shteti shqiptar eshte nje shtet demokratik serioz kjo eshte drejtesia. Sepse ne fund te fundit nje shtet demokratik serioz eshte nje shtet i ngritur mbi ligjin nje shtet qe i respekton ligjet e veta ku ligji i sheh te gjithe si te barabarte dhe ku drejtesia vepron me rreptesine me te madhe pavaresisht nga pushteti lidhjet me pushtetin apo pasuria e te dyshuarit apo te akuzuarit. Kurse Shqiperia ku ne jetojme...

Ne Shqiperi praktikisht zbatimi i ligjit eshte opsional per gjithkend qe ka fatin te jete i veshur me pushtet te jete i aferm i ndokujt te veshur me pushtet apo te kete aq shume para sa te bleje miq te pushtetshem. Mund te shihet kjo ne aspektet me elementare te respektit per ligjin sic jane rregullat e trafikut te cilat sot duket se vlejne vetem per vdekataret e rendomte te ketij vendi. Ose mund te shihet ne shfaqjen e turpshme te pafuqise se prokurorise e gjykatave shqiptare te cilat sot skane me as guximin e as vullnetin per te hetuar akuzat e renda per korrupsion qe leshohen ne adrese si te opozites ashtu edhe te qeverise apo njerezve te lidhur me qeverine. Ne cvend te botes mund te perfytyrohet qe nje biznesmen vetem sepse eshte i lidhur me familjen e Kryeministrit te kete arrogancen te sfidoje gjykata e prokurori per muaj e vite me radhe pa i hyre gjemb ne kembe Ne cvend te botes mund te ndodhe qe kunati i nje ministreje te rrahe e plagose rende nje qytetar dhe policia te mos marre asnje mase per sa kohe nuk nderhyn opozita dhe media

Ne kete vend cudirat si keto duket se skane te sosur. Kemi ministra qe bejne miliona euro ne pak muaj e kusherinj ministrash qe fitojne tendere pa mbarim kemi deputete e familjare deputetesh qe papritur kane zbuluar nje pasion te parezistueshem per te ndertuar hidrocentrale e per te privatizuar gjithcka me vlere ka ky vend pushtetare qe sngurrojne per asnje minute te shkelin me te dyja kembet cdo ligj e rregull te bashkejeteses demokratike. Por mbi te gjitha kemi nje sistem drejtesie qe jo vetem i lejon te vazhdojne te qete punen por qe me heshtjen e indiferencen e tij gati kriminale po i vesh keto shfaqje e veprime te papranueshme per cdo demokraci ne bote me petkun e ligjshmerise dhe normalitetit. Dhe per sa kohe kjo situate nuk ndryshon pavaresisht sallave te reja te Parlamentit thjesht sa i bejme qejfin vetes nese e konsiderojme Shqiperine si nje demokraci serioze. Shume shume per sa i perket seriozitetit renditemi diku mes Zimbabvese dhe Venezueles.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›