Deshmitar Manhatan 11 shtator 2001
Ne fillim te viteve lsquo90 kur shkova per here te pare ne SHBA nje dite tek barisja ne nje nga stacionet e metrose se Nju Jorkut me kapi syri nje pllakat te madh qe me terhoqi vemendjen. Ishte monumenti i Leninit rrezuar pertoke kapur pas qafe me litar dhe nen te me shkronja te medha fjalet Nuk ka perandori te perjetshme. Miku qe me shoqeronte e vuri re habine time kalimtare dhe duke soditur edhe ai pllakatin me gjysme buzagaz me pyeti Pse a nuk eshte keshtu Ska dyshim qe keshtu eshte - iu pergjigja. - Asnje shtet apo sistem shoqeror nuk i shpeton dialektikes se historise. Miku im nje malesor nga veriu i Shqiperise i ardhur qe i ri ne SHBA dhe i dashuruar e krenar pas atdheut te dyte nuk e ngau me tej biseden. Por me pas kur erdhi treni dhe u ulem ne vagon ndersa une isha akoma nen pershtypjet e pllakatit krejt padashur e pyeta mikun tim thuajse me nje ton qesendises Po perandoria juaj a eshte e perjetshme Ai hapi syte dhe ma ktheu menjehere Pasha Zotin ska zog nane qe e trand Ameriken
Me kaq biseda per pllakatin u mbyll dhe skish arsye ta ngisnim me. Pllakati simbolikisht tregonte tek e fundit nje realitet te pamohueshem. Ishte koha kur sistemi komunist ne Bashkimin Sovjetik dhe ne Europen Lindore kishte rene. SHBA-ja tani skish asnje dyshim ishte superfuqia e vetme e botes.
Pas afro dhjete vitesh ne shtator te vitit 2001 une u ndodha perseri ne SHBA. Kisha shkuar bashke me regjisorin Viktor Gjika per te bere nje film dokumentar kushtuar historise se shqiptareve te Amerikes. Ishin dite te mbushura me pune sepse sishte e lehte te rrokje dhe te permblidhje ne nje film gjithe jeten neper vite te komunitetit shqiptar ne SHBA qe perbente nje nga faqet me te ndritura te historise sone kombetare. Ndaj ishim ne kerkim te personazheve te dokumenteve dhe te relikteve qe lypte vepra jone dokumentare. Ne skenar une kisha vene nje personazh teper interesant dhe atraktiv. Ishte fjala per shqiptarin Rrok Camaj nga Malesia e Madhe qe prej disa vitesh punonte ne nje nga kullat binjake te Qendres Boterore te Tregtise. Ai kryente punen me te veshtire dhe me te rrezikshme atje i lidhur me litare qendronte varur mbi katet e njeqinda dhe fshinte xhamat dimer e vere. Guximi i pashoq i Rrokut kishte terhequr edhe vemendjen e mediave vendase e te huaja te cilat e kishin pasqyruar ne kronikat e tyre. Une e kisha njohur Rrokun. Ishte nje burre i qete dhe modest ndaj nuk e pata te veshtire te lidhesha me te ne telefon per filmin tone. Do te qe nje gje e bukur dhe teper kuptimplote qe imazhi i tij i rralle ne sfondin e kullave te xhirohej prej nesh per te treguar se ne clartesi eshte ngjitur shqiptari ne SHBA. Rroku zemermadh nuk pati asnje medyshje perkundrazi u tregua i gatshem. Cka po thue bre burre - me tha ne telefon - ketu me kini ne katin e njeqind e peste ju pres te marten ne ora 10.00.
E marta binte 11 shtator. Ne mezi e prisnim kete takim sidomos Viktori qe nuk kish shkelur ndonjehere te kullat. Ate mengjes kur u nisem per atje ishte nje dite vjeshte qe ndillte vetem paqe dhe deshire per pune. Udhetonim me makine neper rruget e drejta te Manhatanit duke degjuar muzike te gezuar ne radio. Nuk di sa vazhdoi keshtu kur per nje cast muzika ndali dhe ne vend te saj jehuan disa zera te cuditshem si klithje dhe thirrje alarmuese plot potere. Ne nuk po kuptonim asgje vecse Ademi qe ngiste makinen e ndali ate pernjehere dhe doli prej saj. Nderkaq neper rruge ishte krijuar nje situate qe nuk pershkruhej dot. Njerez qe vraponin makinat qe thuajse perplaseshin me njera-tjetren nje zhurme e llahtarshme qe spercaktohej dot se nga vinte. Vetem kur dolem nga makina pame tmerrin qe po ndodhte. Ate cast aeroplani i dyte po i binte kulles tjeter. Nuk deshem tu besonim syve ishte si nje enderr e perbindshme qe shihej me sy hapur. Truri na kishte ngrire gjuha na qe lidhur kishim shtangur ne vend. Nuk di cfare fytyre tjeter mund te kishte apokalipsi me shume se ajo cka po ndodhte para nesh. Per nje grime here nuk di se pse me shkoi mendja te Rroku. Mendova per fatin e tij tragjik. Ku vec atje te kulla e pare ne nje nga katet me te larta ai do te ishte paraqitur si cdo dite po kesaj here dhe me deshiren se do te priste dy vellezer nga Shqiperia. Tani kjo deshire i qe vrare aq mizorisht ashtu sic e kishte pesuar edhe ai vete.
Morem te kthehemi por gjithe rruget ishin te mbyllura. Forcat e sigurise kishin zene te gjitha shtigjet e daljes nga Manhatani. Asgje vec asaj qe kishim pare nuk na shpjegonte se ckishte ndodhur. Nje gje ishte e qarte se qe kryer nje krim i llahtarshem i pangjare nje atentat i pabese qe e kalonte cdo lloj perfytyrimi. Se kish mjaftuar vetem nje cast qe e keqja te kish triumfuar mbi te miren. Bota dhe progresi kishin ndalur frymen ne keto momente tragjike.
Ditet qe erdhen me pas nuk qene te lehta qyteti me vital dhe me dinamik i botes sikur qe gjunjezuar dhe leshuar. Ne keto ore dramatike shteti u gjend thua krejt i papergatitur. Befasia dhe pabesia e kishin goditur keq aq sa nuk dihej se ku gjendeshin kreret kryesore te shtetit. Vetem ne mbremjen e dites tragjike u degjua zeri fisnik gjithnje i mencur dhe realist i kryetarit te Bashkise se Nju Jorkut Rudi Xhuliani qe do te shqiptonte para gazetareve Qe sot Amerika ska per te qene me ajo qe ishte Por Nju Jorku i hutuar e i mekur do te dilte shpejt nga kjo gjendje qe diten e dyte e akoma me shume ne ditet qe pasuan. U zgjua Amerika e vertete. Neper ballkone e dritare shtepish ne sheshe dhe ne institucione u ngriten mijera flamure kombetare. Makina pa fund dolen neper rruge duke u rene borive dhe duke tundur flamujt. Degjoheshin thirrje plot pezem dhe hakerrim per gjithe ckish ngjare. Vala e patriotizmit dhe krenarise kombetare kish pushtuar qytetin-meme te botes sic e quante Noli Nju Jorkun. Neper ekrane jepej videoklipi i famshem i regjisorit shqiptaro-amerikan Sten Dragoti kushtuar qytetit te tyre te pashoq. Diten e trete doli para Kongresit amerikan Xhorxh W. Bush dhe foli. Gjithe kanalet televizive dhane fjalen e tij. Une e Viktori u ndodhem ne nje nga lokalet ku qene mbledhur njerezit dhe degjonin fjalimin e kreut te shtetit. Skisha pare atmosfere me te ndezur. Njerezit degjonin dhe therrisnin e duartrokisnin ngriheshin ne kembe. Ishte nje manifestim i gatishmerise se tyre totale per ti dale zot vendit atdheut te perbashket qe kish ngritur ne piedestal punen demokracine dhe ligjin. Une i ndiqja me emocion e durim dhe nuk doja ta besoja ate cfare kish ndodhur tri dite me pare. Kjo ishte forca e vertete e Amerikes. Pjese e kesaj force qene dhe shqiptaro-amerikanet. Nje mbledhje e madhe u organizua te nesermen prej tyre. Do ta merrnin fjalen burra e gra intelektuale e malesore ish-luftetare te UCK-se. Fola dhe une u solidarizova shpirterisht dhe menderisht e quajta ate qe ngjau nje akt te pabese e aspak burreror nje dhunim qe i behej paqes dhe qyteterimit. Ne kete mbledhje te gjithe u ngritem ne kembe dhe u beme homazhe shqiptaro-amerikaneve qe kishin dhene jeten te kullat binjake ku mes tyre dallonte emri i Rrok Camajt nje prej heronjve te deshiruar te filmit tone qe nuk arritem ta xhironim. Por nderkaq ishim te ndergjegjshem se Rroku dhe shoket e tij me vdekjen e tyre ishin bere pjese e tragjedise heroike te 11 shtatorit dhe kishin hyre tashme ne historine e komunitetit shqiptaro-amerikan. Rroku qe nderi dhe dhimbja jone e perbashket.
Ne mbremje pas mitingut kur u mblodhem ne lokalin e nje shqiptari ne Bronks miku im qe me kish pritur ne fillim te viteve 90 dhe se bashku kishim diskutuar per pllakatin e Leninit ne bisede e siper u tregoi te pranishmeve ngjarjen e atehershme. Pas fjaleve te tij nje heshtje e tendosur do te qendronte varur si pyetje. Nje pyetje e veshtire qe lypte mencuri dhe kuraje per tiu pergjigjur. U desh te prisnim nje nga burrat ndoshta me i urti ne mes nesh qe te fliste Amerika nuk vdes kurre - tha ai i menduar - pushtetet po ato nuk jane te perjetshme. Kullat binjake te rrexueme kallezojne sa sycelur duhet te jete shteti qe mendon dhe punon per njerezit.