E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet parkingu perplasje mes pronareve dhe policise

Hapësirat  publike në Tiranë do ti kthehen komunitetit. Kjo ka qënë deklarata e kreut  të policisë bashkiake, i cili  ka nisur një aksion në qendër të Tiranës, pranë një subjekti i cili një  pjesë të konsiderueshme të hapësirës së gjelbër pranë parkut "Rinia" e kishte kthyer  në parking. Aksioni i policisë, i cili ka nisur në mëngjesin e së premtes, ka hasur fillimisht edhe në konfrontimet verbale  të pronarëve të parkingut me policët bashkiakë. Kreu i policisë bashkiake, tha se aksioni do të vazhdoje edhe në ditët e ardhshme.

"Në mënyrë abuzive nga vetë bashkia e Tiranës ishte dhënë për parking nga hapësirë e gjelbër. Ne po ushtrojmë një kontroll dhe mbi sipërfaqen e ndërtimit këtu dhe kemi plotësuar një sërë shkeljesh", tha Florenc Hoxha,  kreu i policisë bashkiake. Sipas policisë bashkiake, aksioni nesër do të vazhdojë në hapësirën mbrapa pallatit të kulturës, për ta kthyer edhe atë një hapësirë të gjelbër, në shërbim të komunitetit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›