Maradona ne gjyq pas akuzave ndaj Batistes

Legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona do të përballet me gjykatën, pas akuzave për korrupsion në drejtim të pasardhësit të tij në pankinën e Argjentinës, Sergio Batista. Ky i fundit zëvendësoi Maradonën në stolin e përfaqësueses pas dështimit në Botërorin 2010, por edhe aventuera e tij me skuadrën argjentinase ishte një dështim i vertetë. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe ai u akuzua nga paraardhësi i tij se merrte para për të grumbulluar lojtarë në kombëtare. Por këtë arsye Batista ka ngritur një padi për shpifje në dëm të “Pibe D’Or”.
"Nuk mund t’i le me kaq këto akuza të rënda. Avokatët e mi po punojnë dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë. Për momentin mund të them se gjithcka do ta vendosë gjykata, pasi ato që ka thënë Maradona janë vetëm shpifje. Në kombëtaren e Argjentinës jam munduar të jap maksimumin dhe ndryshe nga ai nuk jam mbështetur asnjëherë te përfitimet personale”, ka thënë Batista, i cili u largua nga drejtimi i përfaqësueses argjentinase pas dështimit në Kupën e Amerikës.
Pas këtij vendimi të Sergio Batistas, Maradona përballet me tjera problem, pas atyre për nisjen me humbje të aventurës së tij në pankinën e skuadrës së Dyubait Al Uasl. Kjo e fundit u mund në ndeshjen e parë të argjentinasit në stol, rezultat ky që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit.
Nertan Prifti