Enco Zidan... në gjurmët e babait
Më në fund ka ardhur pasardhësi i vërtetë i Zinedin Zidan. Në të kaluarën, me nofkën "Petit Zizou" thirreshin Megni, Nasri, Ben Arfa, madje edhe Gurguf, por askush nuk arriti të ngrihet në lartësinë e duhur. Gjithsesi, në ekipet e moshave të Realit stërvitet një fëmijë, që i ngjason më shumë se të tjerët: bëhet fjalë për djalin e legjendës franceze, Enco Alan Zidan Fernandez. Edhe pse 13 vjeç, ai lëviz në fushë dhe driblon njësoj si babai.