Plani anglo-amerikan, si do te vendosej regjimi pro-Perendimor ne Tirane
(Vijon nga numri i kaluar)
Në mars të 1949, Xhuliën Emeri parashtroi idetë e tij mbi Rezistencën në Thw Nineteenth Centry and After. Ai sugjeroi se MI 6-a mund të mos ishte gati për operacione speciale: “Autoritetet tona të mbrojtjes e kanë lënë pas dore këtë degë të veprimeve luftarake... Shkaku kryesor është mungesa e menaxhimit të Rezistencës si një degë e rëndësishme që kërkon mbajtjen në kohë paqeje, po ashtu dhe në kohë lufte të një shërbimi të veçantë të Rezistencës”. Ai argumentoi se ishte koha për t’iu përgjigjur revolucioneve komuniste në Kinë, Malajzi dhe Greqi, duke filluar fushata rebelimi ose sabotimi në Ballkan dhe Turkestan... Kërkesa kryesore është ngritja e një rrjeti të fuqishëm rezistence prapa perdes së hekurt dhe në zonat e kërcënuara. Ai shtoi se pa strehime të sigurta, në të cilat mund të tërhiqen personat joluftues larg zonave të reprezaljeve, rezistenca do të kufizonte aktivitetet e saj imediate në përhapjen e propagandës, mbledhjen e informatave zbuluese dhe veprime sabotazhi të rastësishme. Ajo gjithashtu duhet të përgatitet për një kryengritje të përgjithshme, për t’i dhënë një goditje nokauti. Për ta çuar deri në fund, vazhdon Emeri, kjo do të kërkonte një personel agjentësh profesionistë energjikë, por suksesi i Rezistencës nuk mund të improvizohet. Kjo kërkon kohë për stërvitjen e personelit drejtues të oficerëve ndërlidhës dhe të ekspertëve të sabotazhit. Kërkon kohë për të vënë themelet organizative të Rezistencës lokale. Kërkon kohë për të brumosur shpirtin e Rezistencës në drejtimin e kërkuar. Kërkon kohë për të ngritur aparatin e ndërlidhjes dhe të furnizimit. A ishte në gjendje MI 6-ta të plotësonte kërkesat e Emerit? Edhe pa pritur fundin e operacionit, përgjigjja duhet të ishte jo. Duke përshkruar të metat, Kim Filbi mendonte se ishte e çuditshme që operacioni kishte zbritur në bazë 44). Më 1 prill 1949 Shtabi i Planifikimit Politik të Shteteve të Bashkuara e vlerësoi situatën në Shqipëri nën dritën e stimulimit të titizmit si një forcë dezintegruese lidhur me lëvizjet komuniste. Megjithëse e mori në konsideratë përmbysjen e regjimit pro Moskës të Hoxhës nga një klikë pro Titos, u ra dakord që të ndihmohej vendosja e një regjimi të ri antikomunist, pra si pasojë pro-Perëndimor. Shtetet e Bashkuara do të shfrytëzonin gjerësisht organizatat e refugjatëve që përfaqësonin lëvizje të ndryshme të lira brenda vendeve satelite. Ndihma dhe kudo ku është e mundur mbështetja, duhet t’i jepet elementeve brenda zonave të pushtuara, të cilat paraqesin paqëndrueshmëri në kontrollin politik brenda orbitës ruse.
Dy javë më vonë Frenk Uajznër shkoi në Londër për të informuar shefin e MI 6-s se amerikanët ishin dakord të mbështesnin operacionin “Valjuebël”, i njohur nga amerikanët nën emrin e koduar “BG FIEND” 45). Vendimi i SHBA-ve për të paguar efektivisht për aventurën shqiptare të MI 6-s u përshëndet me një lehtësim brenda Brodueit. Në klubin “Bek”, Meklein dhe Emeri morën dritën jeshile nga Uanëri dhe një seri mbledhjesh me zyrtarë të lartë të Forin Ofisit- Orm Serxhënt, Çarls Bejtmën dhe Entëni Ramboll dhe oficerë të SIS-it, Herëld Përkins dhe Xhesikë Oldrixh, si dhe një koleg i vjetër i ditëve shqiptare, Elën Heër, ata paraqitën informata nga e kaluara si dhe detaje rreth kontakteve. Gjatë drekës Meklein dhe Uisnër filluan të harrojnë planet dhe vendosën që Malta do të ishte një bazë ideale e papërpunuar, ndërsa amerikanët, të cilët mbulonin pjesën më të madhe të anës financiare dhe mbështetjen logjistike, do të përdorin fushën e Whelus në Libi si bazë prapavije dhe depo furnizimi. Ujnëri më vonë vuri në dukje se sa herë që ne duam të përmbysim ndonjë regjim, ne vërejmë se anglezët kanë një ishull ku mund të shkohet shumë kollaj 46). Komandanti i parë amerikan i operacionit ishte Xhejms Makkagër. Ai pat shërbyer gjatë viteve 1946-1947 në Bullgari, ku vëmendje u kishte kushtuar lidhjeve të komunistëve me rebelët në Greqi. Duke qenë i ftuar në një konferencë në Uashington, ai kujton: “Unë vërejta në mur një hartë organizative të komplikuar. Një nga kolegët e mi, bile unë nuk e dija që ai ishte i interesuar për operacionin, u ngrit dhe filloi ligjëratën e tij duke treguar një hartë dhe duke thënë: ‘Unë e kam përgatitur të gjithë planin dhe siç do ta shikoni, juve ju duhen 457 trupa për këtë operacion’. Ai pastaj foli për dyzet minuta pa përmendur vendin për të cilin ne ishim të interesuar. Unë u akuzova vetëm duke vënë në dukje se nuk mendoja se ne mund të gjenim 457 trupa dhe do të kënaqesha me gjashtë veta, por që të ishin me tru. Në Londër, Makkagër vërejti përqasjen e anglezëve për të njëjtin problem. Mbasi u ulëm rreth një tryeze pa ndonjë rregull të caktuar për një orë ose dy, një anglez përfundimisht tha: ‘Unë pyes se pse nuk e sjellim menjëherë këtu Henrin? Ai di rreth kësaj’. Një apo dy ditë më vonë Henri erdhi nga Sussex dhe problemi iu parashtrua atij. Përfundimisht ai ra dakord që të marrë detyrën, megjithëse ai tha: ‘Edhe sikur thjesht krasitje t’i bëjmë, kopshti do të shkatërrohet’. Megjithëse dukeshin delitantë, Makkagër pranoi se Ekspertiza 99 për qind ishte e britanikëve. Ata kishin kaq shumë njerëz, të cilët kishin qenë atje gjatë luftës, shumica e tyre të rinj dhe inteligjentë. Ne ishim vetëm qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, asnjëri prej tyre nuk qe specialist, gjë për të cilën ne po përpiqeshim të arrinim”. Fillimisht britanikët ishin ngurrues të njihnin mendjemprehtësinë e Makkegër në veprimet e fshehta. “Unë mendoj se do ta kthej mbrapsht”, - tha Gleudin Xheb me një ton të veçantë, pasi studioi një listë me rekomandimet e tij. Xhebi e mbante atë lart midis dy majave të gishtave të bërë me qymyr, vuri në dukje Makkager, sikur të kapte një vesh qeni të palarë 47.
Në numrin e radhës do të lexoni:
Çfarë përmbante plani “Bloodstone” dhe kush do të merrte pjesë drejtpërdrejt në finalizimin e këtij plani
Kush ishin shqiptarët e organizuar nga anglezët për kundërrevolucionin në Shqipëri
Çfarë roli luajtën në këtë situatë Mit’hat Frashëri, Abaz Ermenji, Seit dhe Gani Kryeziu si dhe Abaz Kupi
Përktheu: Perlat Çaushi
Për më shumë na ndiqni në numrin e radhës
44. Julian Amery, Shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe pas, Vol. CXLV, No. 865, mars 1949; Philby, f. 169
45. Heuser, f.78
46. Bower, Red Web, f.105; Bethell, Betrayal, f.42; Philby, f.168.
47. Christopher Felix, Një zhvillim i shkurtër në luftën sekrete, 1963, Lanham, NY, 1992, f.55-6. Bethel, Betrayal, f.41; Hersh, f.264.
Titulli është redaksional
Përgatiti: Matilda Arapi
29 Prill 2008