E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozite ne plazh terheq edhe pushuesit nga Kosova

Për pushuesit që janë dashamirës së artit në Durrës vjen një ekspozitë pikture nga Nuri Jaupi, e 17–ta  në llojin e saj. Çelja e kësaj ekspozite u bë në galerinë e artit e hapur prej disa vitesh në zonën e plazhit në Durrës, e cila vit pas viti ka tërhequr shumë turistë të huaj të intersuar për pikturën.

Nuri Jaupi në punimet e tij në vaj qëndron shumë pranë traditës, por pa harruar edhe peizazhin e bregdetit dhe zonave te tjera të Shqipërisë.

“Përgjithësisht unë punoj në të gjitha zhanret si nga peizazhi, natyra e qetë, portreti, kompozimet por ajo që më tërheq më shumë është peizazhi shqiptar”-tha Jaupi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gjatë gjithë sezonit turistik në plazhin e Durrësit. Në inagurimin e kësaj ekspozite kanë qenë të pranishëm edhe shumë pushues të ardhur nga Kosova, të cilët janë duke kaluar pushimet në plazhin e Durrësit.

Aleks Kalemasi                            
Azhornuar së fundi ( e hënë , 27 qershor 2011 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›