E Diel, 1 Nëntor 2026

I mbyturi ne Seman priten analizat per identifikimin

Kufoma e dekompozuar e gjetur një ditë më parë në ujërat e lumit Seman mund të jetë trupi i 25-vjeçarit, Erjon Koroveci. 17 muaj më parë i riu ka qenë duke gjuajtur me të atin kur është futur në lumë për të marrë gjahun dhe nuk ka dalë më prej andej.

Burime konfidenciale të policisë lokale bëjnë të ditur se identitetin e kufomës e përforcon fakti që nuk ka patur të mbytur të pagjetur në lumë vitet e fundit.

Pas mbytjes së 25-vjeçarit kërkimet për gjetjen e trupit të tij ruzultuan pa fat ndërkohë që familjarët nuk kanë reshtur prej 17 muajsh së kërkuari djalin e tyre. Trupi është tejet i dekompozuar dhe pritet përfundimi i analizave të mjeksisë ligjore për vërtetimin e identitetit të vërtetë të tij.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›