E Enjte, 5 Nëntor 2026

KLGJ do të hedh nesër shortin për gjyqtarin e Kolegjit Zgjedhor

Me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, që do të zhvillohen më 6 mars, ka lindur nevojën e plotësimit të Kolegjit Zgjedhor, që do të vlerësojë procesion zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me këto zgjedhje. Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë, por në të u krijua një vakancë me largimin e Asim Vokshit, i cili u bë gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Me vakancën e krijuar ditën e nesërme Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet në orën  11.00 për hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor. Aktualisht anëtarë të Kolegjit Zgjedhor janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›