E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Plani i Ramës është të rrisë taksat, që shkaktojnë papunësi dhe varfëri”

29-03-2013 / Gazeta 55

Deputeti PD-së, Gerti Bogdani informon publikun

Deputeti i Partisë demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se, “Edi Rama nuk ka asnjë plan për të krijuar vende pune në fushën e teknologjive të reja. Ai është një mace e zezë për bizneset dhe skemat e tij për rritjen e taksave i trembin investuesit e huaj, e për pasoje humbin me mijera vende pune në fushën e teknologjive të reja që ata sjellin sjellin në Shqipëri”. 
Në një konferencë të posaçme për shtyp deputeti Bogdani vuri në dukje sesi Kryeministri Berisha u takua me programues kompjuterësh dhe programesh për të diskutuar planin e tij të ri që shqiptarët të kenë aftësitë, mundësitë dhe infrastrukturën e nevojshme që u duhet për të siguruar vende pune me paga të mira në fushën e teknologjive të reja.
Duke iu referuar takimit të djeshëm të  kryeministrit me disa programues kompjuterësh, Bogdani theksoi se për cdo investim të qeverisë në teknologji të reja, Edi Rama i ka detyruar deputetët e tij të votojnë kundër.
“Edi Rama i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër financimit të internetit me bandë të gjerë për çdo shkollë. Edi Rama i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër financimit të 27.000 kompjuterëve në shkolla. Edi Rama i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër përmirësimeve moderne në teknologji për industritë e agropërpunimit dhe të ndërtimit. Gjithashtu, Edi Rama i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër shtrirjes së 5.800 kilometër kabëll fibre optike për qasjen në internet – edhe pse e ka mbështetur në fushatën e tij! Kështu Edi Rama është kundër pajisjes së studentëve me kompjutera,  kundërshton zgjerimin e rrjetit të qasjes në internet, kundërshton modernizimin e fabrikave konkurruese… por po ia prekët Tëitter -in dhe Facebook-un kalon në kolaps total! Se pa ato, nuk i poston dot parrullat e tij të thata e boshe të ngjizura në dhomën e tij të gjumit ngjyrë pink, të cilat nuk thonë asgjë për krijimin e vendeve të punës”.
Në fund të deklaratës së tij, deputeti i PD Bogdani nënvizoi se  “i ashtuquajtur plan i Edi Ramës është të rrisë taksat, të cilat do të shkaktojnë papunësi, duke na bërë më të varfër dhe më pak konkurrues në rajon.  Sot, 50.000 shqiptarë – shumë prej tyre të rinj – punojnë në teknologji të reja dhe të larta si inxhinierë, menaxherë IT, ekspertë financiarë…dhe ky sektor, në skemën e rritjes së taksave të Ramës, do të pësonte një goditje të vdekjeprurëse”.
Sipas tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të marrë masa derisa të gjithë shqiptarët të kenë aftësitë, mundësitë dhe infrastrukturën që u duhet për të konkurruar në tregun dixhital.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›