E Diel, 1 Nëntor 2026

“Saimir Tahiri, i vetmi politizim i sistemit të drejtësisë”

29-03-2013 / Gazeta 55

Vendimi i Gjykatës, replika Tahiri-PD

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, për Bashkim Tahirin, babanë e deputetit të PS, Saimir Tahiri, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia e Tiranës për kontrabandë medikamentesh Kjo masë, sipas Prokurorisë kërkohet për shkak të moshës së vjetër të dy të dyshuarve Tahiri dhe Taga si dhe mungesës së rrezikshmërisë shoqërore.
Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti socialist Saimir Tahiri  qe e cilësoi hetimin e policisë si politike. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi akuzoi se deputeti Tahiri e kryesocialisti Rama gënjejnë kur thonë se sistemi i drejtësisë është i kontrolluar nga qeveria. Sipas saj, po të ishte kështu nëna e Tahirit duhej të ishte në burg për evazion fiskal, ndërsa babai nuk do lirohej pas akuzës për kontrabandë ilaçesh.
“Prej vitesh, z. Tahiri ankohet se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, i orientuar kundër tij. Në fakt, duket se ai nuk ka vuajtur fare nga kjo. E para, mamaja e tij është dërguar në prokurori për evazion fiskal, për vjedhjen e 70 mijë dollarëve. Dhe Tahiri tha ‘futeni në burg’, por ajo është ende e lirë. Tani babai i tij është arrestuar për kontrabandë ilaçesh – dhe u la i lirë për teknikalitete, jo sepse çështja e tij është sqaruar. Dhe sërish, z. Tahiri dhe PS vazhdojnë të përsërisin sajesat e dhomës së ndjenjës së z. Rama, që qeveria kontrollon sistemin e drejtësisë., dhe se sistemi i drejtësisë është i politizuar”, shprehet Vorpsi. 
Sipas saj, “Mbase, i vetmi politizim i sistemit të drejtësisë, është z. Tahiri. A do t’i rishohë z. Tahiri gjithë deklaratat e tij e t’i kërkojë falje shqiptarëve për gënjeshtrat e tij. A do të pranojë z. Rama se ai injoron realitetin dhe thjesht sajon të tijin. A u arrit liria dhe pavarësia e gjykatës brenda natës, apo PS ka gënjyer prej vitesh? Është koha që z. Tahiri e z. Rama të ndalojnë së shpikuri retorikë shpifëse dhe gënjeshtra nga frika e humbjes së zgjedhjeve, dhe të fillojnë të jenë të drejtpërdrejtë me qytetarët Shqiptarë”, tha ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›