Plani i Ronaldinhos

Ronaldinho është kthyer në formë, së bashku me të edhe Milan. Rossonerët shënuan fitore jashtëzakonisht të rëndësishme kundër Fiorentinës 2-1 të mërkurën, duke iu afruar kryesuesit në Serie A, Inter, në katër pikë.
Njëri prej më meritorëve për rezultatet pozitive të Milanit në javët e fundit është ylli brazilian Ronaldinho, i cili me golat dhe asistimet e tij ka qenë protagonist i ekipit të Leonardos. Nëse nuk do të kishin humbur të dy ndeshjet e derbit me rivalin e qytetit Inter, Milan tashmë do të ishte duke kryesuar.
“Ne e dimë se duhet të fitojmë gjithmonë dhe të presim që Inter të humb pikë, që vetëm sa shton keqardhjen për rezultatet e atyre dy debive”, tha Ronaldinho për Gazzetta dello Sport. “Pa marr parasysh, unë kam pesë arsye të besoj se Milan mund ta arrijë Interin dhe të fitojë Scudetton.
Kemi ekip jashtëzakonisht të bashkuar. Besoj shumë në atë që mund të jap për ekipin dhe në kualitetet e mia. Të gjithë, madje edhe futbollistët të cilët zakonisht janë në bankinë, mund të japin kontributin e tyre sepse Leonardo e di si t’i shfrytëzojë ata në kohën e duhur.
Leonardo është trajner shumë i mirë, ai merr vendime të guximshme dhe sjell një ndjenjë të qetësisë e rehatisë në klub. Dhe në fund, tifozët, të cilët ishin të jashtëzakonshëm në Firence”, shtoi ai. Rivaliteti me Interin ka shpërthyer edhe më tepër pas kritikave të fundit të Jose Mourinhos.
“Më pëlqen Mourinho, ai është trajner i mirë. Mirëpo, mendoj se të gjithë duhet të merren me punët e tyre. Përkundër tij, mua më pëlqen shumë Italia dhe jam i lumtur këtu. Pas derbit, së bashku me Leonardon kemi reaguar sepse ishin thënë të pavërteta rreth nesh. Kur gjërat janë të vërteta, nuk reagoj”, u shpreh ai. Shumë është shkruar për Ronaldinhon, për pasionin e tij ndaj jetës së natës dhe mungesën e përkushtimit në stërvitje.
“Jam i lumtur me atë që jam duke bërë dhe dua të përgjigjem në fushë për të gjitha ato që janë thënë për mua. Kam punuar shumë në mënyrë që t’i ndihmoj ekipit. Nga dita kur jam prezantuar në San Siro, kam menduar se kjo është shtëpia ime dhe ju nuk dëshironi të largoheni nga shtëpia juaj”, vazhdoi ai. Milan duket se ndan mendim të njëjtë pasi thuhet se planifikon t’i ofrojë kontratë të re Ronaldinhos.
“Nuk është koha të flasim rreth kontratës së re, kur kemi jemi në fazë vendimtare të sezonit. Presidenti Silvio Berlusconi dhe nënkryetari Adriano Galliani e dinë se jam i lumtur në Milan, andaj më vonë do të finalizojmë detajet”, theksoi Ronaldinho.
Ai ka mbetur jashtë ekipit të fundit të Brazilit duke shtuar dyshimet se mund të mos ftohet për Kampionatin botëror. Por, Ronaldinho mbetet optimist. “Jam duke bërë gjithçka për të bindur Dungan dhe shpresoj për më të mirën. Nëse vazhdoj të luaj kështu, atëherë mendoj se do të jem në Afrikën e Jugut”, përfundoi ai.