E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bridge nuk ia zgjat dorën Terryt

Wayne Bridge ka refuzuar t’i shtrëngojë dorën ish bashkëlojtarit të tij John Terry gjatë fillimit të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Chelseas në Stamford Bridge, takim i vlefshëm për xhiron e 28-të në Premierligë.

City e fitoi përballjen me rezultat 4-2. Bridge, i cili më herët gjatë kësaj jave u tërhoq nga Kombëtarja e Anglisë pasi nuk deshi të luajë përkrah ish shokut të tij, ka injoruar kapitenin e Chelseas duke e tejkaluar në rreshtim dhe u përshëndet me futbollistët e tjerë të gjigantit londinez.

Futbollistët kanë qenë në qendër të vëmendjes në javët e kaluara, pas bërjes publike të aferës mes Terryt dhe ish të dashurës së Bridge (Vanessa Perroncel).

Bridge dhe Terry ishin shokë të ngushtë në kohën kur mbrojtësi i majtë ishte futbollist i Chelseas, ndërsa ata janë shoqëruar vazhdimisht edhe në grumbullimet e Kombëtares angleze.

Mirëpo, të shtunën Bridge u gjend përballë Terryt, e shikoi në sy dhe e injoroi duke vazhduar të përshëndetet me futbollistët e tjerë të Chelseas, shumë prej të cilëve ishin bashkëlojtarë të tij në ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›