E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista e fundit e mjeshtrit Agron Aliaj per "Koha Jone"

Pasioni dhe perkushtimi per punen nuk e ndanin asnjemoment nga salla e Teatrit te Operas dhe Baletit. Edhe pse sihte 78 vjec mjeshteri Agron Aliaj i perkushtohej me shpirt punes se tij per te sjelle sa me afer dhimbjen dhe poezine e Migjenit ne kuader te 100 vjetorit te tij. Ne nje interviste te dhene per "Koha Jone" ai rrefeu pasionin e tij per baletin si dhe krijimtarine e tij gjate 60 viteve ne skene. Pesh shume jave mjeshtri Agron Alija pergatiti per te risjell per publikun cdo element qe Migjeni ka pasqyruar ne poezine e tij permes kercimit dhe muziken e Gjon Simonit. Poezite migjeniane, permes muzikes dhe levizjeve erdhen ne skene me rastin e 100-vjetorit te lindjes se poetit. "Migjeniana" eshte spektakli kushtuar nje prej figurave me te njohura ne letersine shqipe qe i rezistoi te gjitha koherave, nje shfaqje qe rikthehet pas 5 vitesh ne skene. Shkodra, qyteti i lindjes se poetit ishte mikpritesja e pare e shfaqjes dhe punes se koreografit Aliaj, e cila me pas mori dhe duartrokitjet e publikut kryeqytetas.

Profesor Agroni prej disa ditesh jeni rikthyer ne sallen e Teatri te Operas per te punuar per baletin "Migjeniana" e cila misherohet me element te rinj pas pese vitesh. Si ndjeheni?

Mendimet e tij, poezite e tij, tregimet e tij jane kaq kontemporane sa me dritherojne dhe pikerisht per kete zgjodha nje gjuhe koreografike kontemporane moderne. Poezite e vendosura per Migjenin jepen me arsenalin koreografik bashkekohor duke u mbeshtetur ne idete e medha "Migjeniana". Nje poet i te gjithe koherave ku dhe sot e kesaj dite emocionon edhe spektatorin ne premiere. Duke u mbeshtetur ne poezite dhe fjalen e tij ky balet ka nje stil te vecante i cili jep nje mesazh te madh per te gjithe veprimtarine e Migjenit. Une ne kete version te ri kam shtuar vdekjen e Migjenit dhe jehonen e vepr es se tij e cila perqafohet nga i gjithe lexuesit shqiptar dhe boteror. Kjo shfaqje me nje perkthim ne gjuhe te huaja mund te depertoj edhe ne vende te tjera te botes duke u mbeshtetur ne muziken plot ndjenja te Gjon Simonit, duke u mbeshtetur ne nje dekor te bukur te Genc Shkodranit dhe me nje ndricim shume interesant kjo shfaqje per mendimin tim eshte nje nga perlat e koreografise shqiptare. Sa me shume te behet dhe te luhet aq me teper do te depertoje tek spektatori dhe do te edukoje spektatorin.

Ne kete balet cdo fjale dhe poezi misherohet aq bukur tek te gjithe balerinet te cilet do te sjellin kete kryeveper ne kuader te 100-vjetorit te lindjes se Migjenit?

Arti koreografik eshte nje nga artet me te koncentruar dhe kuintesenca e artit, e muzikes, e drames, poezise dhe pikerisht per te depertuar nepermjet plastikes dhe shpirtit te artisteve eshte dashur nje pune shume e madhe. Ketu kemi si personazh Lulin e vogel, punetorin, kemi lypsin, kemi historine e njeres nga ato dhe me epshet e saj. Poezite e Migjenit shprehin ndjenjen, dhimbjen qe eshte veshtire te jepet ne cdo prove edhe une jam koshient per ate pasi skena eshte nje tezaurim i madh shpirteror, psikik, fizik dhe prandaj jam i bindur se ne shfaqje do te kete nje koncentrim te tille ku do te emocionohet publiku, aq me teper ku shfaqja eshte menduar te jepet ne Shkodren e Migjenit. Jam i bindur se shkodranet do ta mirepresin kete shfaqje te Teatrit te Operas dhe Baletit duke pasur besim tek ndjesite e ketyre solisteve duke filluar qe nga roli i Migjenit, muza Enda Hoxha, edhe deri tek e keqja qe e interpreton Dioni. Te gjithe keto artiste do te sjellin nje mesazh te fuqishem dhe do ta cojne ne piedestal vepren dhe jeten e Migjenit.

Cilat jane elementet qe risjellin kete balet ne skenen shqiptare?

Thellimi i me tejshem i interpretimit te artisteve dhe e dyta ne variantin e pare mbaronte me pjesen e rinise ndersa tani kam sjelle nje pjese ku bejme me efikase vdekjen e Migjenit. Vdekja e Migjenit ishte nje vdekje e dhimbshme dhe e duruar prej Migjenit nga vuajtjet gjate jetes nga semundja. Por, megjithate forca e tij dhe vepra e tij eshte kaq e madhe sa edhe sot e kesaj dite jeton dhe do te jetoje pergjithmone.

Profesor edhe pse sot shenoni 78 vjec vazhdoni te punoni akoma me te njejten force dhe entuziazem qe keni pasur ne fillim?

Me mban dashuria per artin. Edhe pse jam ne nje moshe te thyer te krijosh per nje artiste te madh sic ka qene Migjeni eshte lumturi per mendimin tim. Te jetosh dhe njehere vepren e tij me sakrificen qe ka bere, me rolin qe ka pasur ne letersine shqiptare te frymezon qe te besh dhe vepra te tjera pavaresisht veshtiresise se moshes. Madje gjate ketyre diteve me ka lindur nje mendim qe te bej nje veper per nje "Violine te thyer" te kompozitorit Nikolla Zoraqi, dhe ai me nje veprimtari shume te madhe ka perben nje mozaik te vertete ku ka dhe nje drame shume te madhe ne jeten e tij. Them se me muziken qe ai ka krijuar me vepren qe ai ka lene si ne opera dhe ne balet mund te dale nje kryeveper qe sjelle emocione per nje tjeter artiste te madh te skenes shqiptare.

Nje karriere e gjate 60-vjecare me krijimtari te panumerta ne skenen shqiptare dhe ate te huaj. Po cili ka qene momenti kyc i karrieres tuaj?

Duke punuar me artiste te medhenj qe kam pasur perreth, me interpreto te medhenj, me bote shpirterore te madhe, me vullnet te jashtezakonshem edhe pse kam punuar 24 ore pa pushim kam perjetuar momente shume te lumtura te jetes sime. Gjate gjithe ketyre viteve kam punuar me kompozitore shume te vecante, kam punuar me muzike te baleteve boterore dhe shqiptare duke me dhuruar keshtu nje force te madhe per punen time krijuese. Me kete pune krijuam nje fond te repertorit kombetar, ky fond pa diskutim qe eshte pjese dhe e fondit boteror te baletit. Prandaj kjo me ka mbajtur gjalle dhe vazhdoj akoma te meditoje, te punoj, te thellohem ne kete fushe pasi baleti eshte nje nga artet me te bukura, eshte nje koncentrim te sistemit fizik, psikologjik, emocional qe jepen nepermjet trupit te njeriut.

Gjate gjithe jetes suaj keni kontribuar me forcen e trupit dhe te shpirtit, po sot ka ndonje peng ne jeten tuaj qe nuk keni mundur ta realizoni?

Arti eshte i pafund, jeta eshte e shkurter. Nuk mund te them qe i kam realizuar te gjitha deshirat por jo qe te kem ndonje peng. Ja duke punuar me baletin "Migjeniana" me lindi deshira per te bere nje tjeter kryeveper ate te Nikolla Zoraqit edhe pse nuk e di se sa do mund ta realizoje, pasi per te realizuar kete veper duhet shume kohe dhe shume pune. Nuk mund te them se jam njeqind perqind i lumtur dhe i kenaqur por jeten e kam pasur shume interesante dhe kam pas te beje me shpirtin e njeriut, me historine e kombit, me ate ndjenje qe te bejme kryevepra me dramat e kombit tone. Them se shkrimtaret jane ato qe duhet te shkruajne dhe te thone me shume per jeten e kombit shqiptar pas diktatures, jeta ne Shqiperi eshte karakterizuar nga shume elemente dramatike si te rinise shqiptare, te femres shqiptare etj. Pasi rinia me e zgjuar po i sherben botes anembane dhe tani kemi nje rini tjeter qe po i sherben Shqiperise. Me vjen mire qe ne kete kohe po ecen libri dhe po lexohet shume dhe kjo eshte nje arsye qe spektatori cdo dite dhe me shume po terhiqet edhe drejt operes ne shfaqjet koreografike, jam optimist pasi jemi nje popull i kulturuar, nje popull i lashte me taban te forte te kultures folklorike dhe historike.

Profesor, cila skene ka qene me e vecante per ju, pasi pas diplomimit ne Vrashave keni prekur disa skena boterore?

Qe ne rini kam perjetuar konkurrimet e famshme te rinise boterore. Ne cdo konkurrim ku kam marre pjese kam fituar gjithmone cmime ne merr te artit shqiptar, si brenda ashtu dhe jashte skenes shqiptare. Ne cdo eveniment jam ndeshur dhe me publikun bashkekohor dhe evropian ne te gjitha vendet e botes. Shpirti shqiptar, kultura evropiane shqiptare qe kemi marre ne rusi kane bere ate qe kudo qe te jemi te dalim te nderuar ne mjeshterine e artit koreografik.

Bisedoi: Izaura Ndoj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›