E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Gjeni dhe mit

Vetëm dy javë pas ekspozitës më të madhe me veprat e mjeshtrit italian të renesancës, Lenonardo da Vinçi, e hapur në Galerinë Kombëtare në Londër, në Torino të Italisë, është ekspozuar autoportreti i vetëm i tij. Kjo është bërë me rastin e shënimit të 150-vjetorit të bashkimit të Italisë. Vizatimi ku paraqitet Leonardo i vjetër është eksponati i vetëm në ekspozitën "Leonardo: gjeni dhe mit”.

"Në mesin e skicave që prezantohen në ekspozitë veçohet autoportreti, i cili deri më tani është ekspozuar vetëm dy herë në ekspozitat e vitit 1929 dhe 2006”, shkruan "Telegraf".

Ky është vizatim me shkumës të kuq në letër me dimensione 33,5 me 21,6 centimetër dhe njihet si autoportreti i vetëm që është e sigurt se është vepër e tij. Ai është realizuar rreth vitit 1515, kur Leonardo da Vinçi ishte 63 vjeç.

Pas vdekjes së Da Vinçit më 1519, veprat e tij janë zhvendosur në vilën e nxënësit të tij, Francesca Melzzi, që më vonë do ta shisnin koleksionin e tij. Portreti ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Torinos.

Vizatimi është siguruar me 50 milionë euro dhe është ekspozuar në një kuti të veçantë prej xhami me sensorë, rezistuese ndaj goditjeve. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 29 janar 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›