E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i zhvatjes së Parkut të Liqenit nga karteli i ndërtimit Rama&Co

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, në bashkëpunim me disa prej studiove të ndërtimit, të drejtuara nga miq të tij, pjesë e mafies së betonizimit, parashikon që shumë shpejt të kthejë në zonë prioritare për ndërtime të intensitetit të lartë, zonën e Parkut të Liqenit, e njohur si një nga ambientet më të frekuentuara nga kryeqytetasit, për gjelbërimin dhe naryrën e pastër. U12-07 është kodi i kësaj sipërfaqeje të parashikuar për t’u betonuar nga Bashkia e Tiranës, me miratimin e veçantë të Edi Ramës, e cila shtrihet, siç thamë, në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit, në afërsi të kodrave të Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik dhe parkut të lodrave pranë Aquadronit.
Aty përfshihet një sipërfaqe e studiuar për t’u betonuar prej rreth 130 mijë m2. Nga këto, mbi 90 për qind u është akorduar njerëzve të afërt, madje shumë të afërt të kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe, jo pa qëllim, një sipërfaqe fare e vogël, është rezervuar edhe për firma që nuk kanë lidhje me të. Intensiteti i ndërtimeve në këtë zonë pritet të jetë ndër më të lartat në vend, jashtë çdo lloj parametri ligjor. Me këtë kompleks betonizimi që planifikon të zbatojë Edi Rama dhe studiot e miqve të tij të mafies së ndërtimit, kryeqytetit shqiptar i kanoset një rrezik më vete, pasi pritet të shfaroset dhe një prej zonave të pakta të gjelbra. Masakra urbane është gjithnjë e më pranë, nëse pushteti qendror nuk kryen në kohë veprimet e duhura ligjore, për të parandaluar aktin kamikaz të zhdukjes së përmasave të gjelbra në zonën e personifikuar si mushkëria e kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›