E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesmeni Selmanllari padit penalisht për shpifje deputetin Shalsi

Avokati: Deputeti socialist ka hedhur akuza të pabaza, t’i faktojë ato në Gjykatën e Lartë


Biznesmeni i njohur shqiptar, Rrahman Selmanllari, pa paditur sot penalisht në Gjykatën e Lartë, deputetin socialist Eduard Shalsi, për shpifje. Avokati i biznesmenit të akuzuar, Genc Gjokutaj, ka dorëzuar paraditen e sotme padinë penale ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi. Gjatë një komunikimi me mediat pas dorëzimit të padisë në Gjykatën e Lartë, avokati Gjokutaj, u shpreh se objekti i padisë janë “deklaratat e bërë gjatë tre ditëve nga deputeti i PS-së, Eduard Shalsi”. “Padia është ngritur pasi në datat 16, 17, 18 gusht Shalsi ka shpifur ndaj Rrahman Selmanllarit për kompaninë e tij Stream Oil. Deputeti i PS-së dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PS, Eduard Shalsi ka mundësinë që tashmë t’i faktojë të gjitha deklarata që ka bërë kundër Selmanllarit në Gjykatën e Lartë. Shalsi shpifi publikisht për Selmanllarin dhe komapninë ‘Streal Oil”- u shpreh avokati, Gjokutaj. Avokati i biznesmenit të njohur shtoi se deputetit socialist i është kërkuar që të faktojë publikisht akuzat, por duke parë se ai nuk ndryshoi qëndrim, atëherë Selmanllari vendoi të ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Avokati Gjokutaj, përsëriti se Shalsi ka hedhur akuza të pabaza ndaj klientit të tij, për këtë është i detyruar t’i drejtohet Gjykatës pë të dhënë shpjegime të hollësishme si dhe të faktojë akuzat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›