E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dixhitale, Pollo: Hapet tenderi për kompaninë që do ofrojë shërbime interneti në celularë, 3 G

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë ka hapur sot konkurrimin për kompanitë që ofrojnë shërbime teknologjike të internetit në celularë. Programi i njohur ndryshme me emrin 3 G pritet të sjellë nga kompanitë celulare një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rrisë shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate. Hapja e tenderit u bë sot nga Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo. “Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation ) nga kompanitë celulare do të sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në aparatet celularë dhe do të rrisë shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Specialistët shprehen se duke aplikuar teknologjitë 3G hidhet një hap i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale. “Ministri Pollo si ministër përgjegjës për komunikimet elektronike miratoi propozimet e rregullatorit të fushës AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare), pas studimit të brezit të frekuencave nga ky i fundit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Autorizimi individual për fituesin e garës do të ketë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh dhe gara do të fillojë nga çmimi dysheme prej 12.5 milionë Euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›