E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, tentativë për të betonizuar zonën më të bukur të kryeqytetit, Parkun e Liqenit

Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku

Edhe deputetja për qarkun Tiranë, Rajmonda Bulku ngriti dje shqetësimin e qytetarëve për rrezikun që i kanoset nga betonizimi hapësirave të gjelbra të Parkut të Liqenit.
Përmes një deklarate për mediat, Bulku tha se për përfitime marramendëse, Edi Rama ka përfshirë në hartën e betonizimin një sipërfaqe prej 130 mijë m2, në zonën e Liqenit. Edvin Kristaq Rama ka projektuar betonizimin e të vetmes zonë të gjelbër që ende nuk është shkatërruar afër liqenit të Tiranës. Për përfitime marramendëse personale që kanë kaluar dhe po kalojnë në xhepin e Edvin Ramës, ai ka përfshirë për të betonuar një sipërfaqe prej 130 mijë m2, në zonën më të bukur. Intensiteti i ndërtimeve që zoti Rama ka parashikuar, ndër më të lartat e imagjinueshme, është mostra e fundit prej betoni që Mister 20 për qind ka ideuar, u shpreh Bulku.
Sipas saj, nga këto ndërtime mbi 90 për qind i janë dhënë klanit të njerëzve më të afërt të Kryetarit të Bashkisë. Dhe kjo nuk është lojë z. Rama.
Si deputete e Tiranes, me ndjenjën e thellë të përgjegjësisë për të parandaluar masakrën që Edvin Kristaq Rama ka projektuar pranë Liqenit të Tiranës, për miliona euro që ai fut në xhep, i kërkoj zotit Kryeministër për të gjetur mënyrat për të ndaluar këtë masakër urbane në kryeqytetin e vendit tim, konkludoi deklaratën e saj për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Rajmonda Bulku.
Partia Demokratike denoncoi dy ditë më parë përmes deputetit Florjon Mima, aferën antiligjore të Edi Ramës dhe klanit të tij të ndërtimit, për betonizimin e plotë të zonës së gjelbër të Parkut të Liqenit. Ndonëse PD dhe politika e djathtë kanë dënuar ashpër planin e fshehtë të kryebashkiakut, asnjë reagim ska ardhur nga Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës. Gjë kjo e pazakontë, porsa kohë flitet për një aferë të dukshme dhe larg çdo interpretimi apo paragjykimi mediatik. Aq më tepër kur shohim se opozita në tërës, PS apo Bashkia e Tiranës tjerrin për ditë pretendime për afera të qeverisë apo përfaqësuesve të saj, në një kohë kur nuk ekziston asnjë dokument apo fletushkë që fakton gojëdhënat e çmendura të Edi Ramës. Ndaj dhe në këtë drejtim, bëhet gjithnjë edhe më i besueshëm argumenti i mendimit të lirë politik se kjo opozitë dhe kjo PS e katandisur në gjendjen më të mjerueshme të mungesës së alternativave dhe koherencës me realitetin, duke i mbetur në xhep vetëm gënjeshtra dhe mashtrimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›