Plani për veriun, Prishtina kërkon ndihmë nga EULEX e KFOR
PRISHTINE- Strategjia për integrimin e veriut të Kosovës vlerësohet si një dokument shumë i mirë dhe një pikë kthese në respektimin e minoritetit serb,por zbatimi në terren do të jetë shumë i vështirë. SHBA e ka mbështetur fuqishëm këtë strategji nëpërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë por KFOR dhe EULEX janë distancuar dhe nuk kanë asnjë rol në këtë cështje, duke ja lënë të gjithë në dorë qeverisë së Kosovës.
Prishtina e ka hartuar këtë strategji për integrimin e veriut në bashkëpunim me zyrën ndërkombëtare-civile të Piter Faith. Aktualisht qeveria e Kosovës kërkon që EULEX-i dhe KFOR-i të marrin një rol për të ndihmuar në zbatimin e këtij plani që synon të vendosë kontrollin e qeverisë Kosovare në veriun e dominuar me serbë.
Shefi i zyrës civile-ndërkombëtare Piter Faith ka sqaruar se zbatimi i strategjisë nuk është një cështje javësh , por muajsh dhe vitesh.
Ai numëroi një sërë gjërash që nuk duhet të ndodhin gjatë zbatimit të strategjisë. Kështu , sipas Faith nuk duhet lejuar një konflikt i armatosur në veri të Kosovës dhe nuk duhet lejuar asnjë konflikt i ngrirë që mund të sjellë ndarjen e Kosovës.
Beogardi që nga viti 1999 financon strukturat paralele të cilat kanë nën kontroll pothuajse gjithë pjesën veriore të vendit. Një ditë më parë Christofer Dell , ambasadori amerkan në Prishtinë tha me optimizëm se plani do të ketë sukses, pasi është i bazuar në dy dokumente që pranohen në masë të madhe, nga Rezoluta 1244 dhe Plani Ahtisari.
Megjithatë, deri tani Beogradi ka reaguar negativisht. Nuk dihet nëse do të zbatohet kjo strategji për rikthimin e veriut nën kontrollin e Prishtinës. Analistët kanë frikë se mund të ndodhë një ndarje e re e Kosovës.
(e.n/News24/BalkanWeb)