E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, testim on line për të marrë patentën

ELBASAN- Përurohet qendra e testimit përmes sistemit kompjuterik të provimeve teorike për lejet e drejtimit të automjeteve. Në qendër është instaluar tashmë rrjeti i programit për testimin online të kursantëve.

Këta të fundit kanë mundësinë jo vetëm të testohen, por edhe të marrin po online përgjegjen e provimit teorik pa patentat. Qëllimi i këtij programi është eleminimi i abuzimeve gjatë provimeve për lejet e drejtimit të automjeteve.

Zhvillimi i provimit të teorisë për të fituar dëshminë e drejtuesit të automjetit në një formë të tillë përbën një risi të re në Shqipëri dhe Elbasani është ndër qarqet e para ku fillon realizimi i këtij projekti që e kanë vetëm pak nga vendet më të zhvilluara të Evropës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›