Fier, Gjanica del nga shtrati, përmbyten dhjetra banesa
FIER- Del sërish nga shtrati lumi Gjanica në Fier, duke përmbytur tregun industrial të qytetit si dhe oborret e dhjetra banesave përgjatë lumit. Shirat e shumtë që po zgjasin prej ditësh edhe në Fier, kanë rikthyer tejfryrjen dhe derdhjen nga shtrati të lumit që kalon përmes qytetit.
Përmbytja e tregut industrial nga lumi Gjanica një fenomen i përhehrshëm ky për qytetin e Fierit, shkaktohet më së shumti nga mbushja me inerte dhe mbeturina e shtratit të lumit duke bërë që ai të derdhet në zonën përreth. Pavarsisht shqetësimit të ngritur prej vitesh tashmë si nga banorët edhe nga tregëtarët, asnjë masë apo projekt i premtuar nuk është realizuar për rehabilitimin e shtratit të lumit Gjanica.
(m.a/News24/BalkanWeb)