Plani serb, pse nuk pranohet
Perpjekja serbe per te ndare kontrollin e institucioneve ne Kosove, eshte zyrtarizuar dje ne Beograd. Ndersa deri ne fundjave, plani u konsiderua nje nisme vetjake e ministrit te Brendshem te Serbise, Sllobodan Samarxhiq, dje u hodhen poshte deklaratat e Beogradit qe kishte thene se plani nuk kishte mbeshtetje qeveritare. Paketa e propozimeve i ka mberritur zyres se UNMIK ne Prishtine per dijeni Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe qartesohet se vjen ne emer te Qeverise serbe. Guximi i Beogradit arrin deri aty sa ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, i ka propozuar misionit nderkombetar nje ndarje mbi vijat etnike te Kosoves dhe jo vetem ne veriun e saj. Ndersa publikisht dje, Samarxhic pranoi se qellimi i planit "eshte ndarja faktike e shqiptareve dhe serbeve". Misioni i OKB-se deklaroi se planin e ka derguar per nje shqyrtim te metejme ne Nju-Jork, megjithese vendet perendimore kane reaguar duke mos e pranuar ndarjen e Kosoves.
PLANI
Propozimi mban emrin "Marreveshja e UNMIK-ut me Republiken e Serbise, per zbatimin e perbashket te Rezolutes 1244, pas shpalljes se pavaresise ilegale prej institucioneve te perkohshme te Kosoves". Ai parashikon bashkeqeverisje ne zonat e Kosoves te banuara me serbe dhe eshte pjese e planit sekret te Qeverise serbe, te miratuar tri dite para shpalljes se pavaresise se Kosoves. Zyrtarisht, ai parashikon respektimin e Rezolutes 1244 te KS te OKB. Nga UNMIK-u kerkohet qe dokumenti te zbatohet se bashku me Serbine dhe qe te pranoje Zyren e Ministrise per Kosove e Metohi, si pasardhese te Qendres Koordinative serbe.
Ne menyre te njeanshme, dokumenti thote se "UNMIK-u dhe Serbia jane dakord per intensifikimin e bashkepunimit ne sektoret e policise, gjykatave, doganave, transportit dhe kontrollit te kufirit administrativ mes Kosoves dhe Serbise, si dhe trashegimise kulturore, fetare dhe historike". Sakaq, kerkohet vendosja e policeve te Serbise ne Kosove, te cilet sipas planit, u japin llogari vetem autoriteteve lokale serbe dhe komandes se policise nderkombetare. Ne kete menyre, serbet e Kosoves do te duhej te zgjidhin vete problemet gjyqesore, ndersa per rastet ku bejne pjese bashkesi te ndryshme etnike, pergjegjesine do ta kishin gjykatesit nderkombetare. Nga UNMIK-u kerkohet qe te marre pergjegjesine per tregti te lire me Serbine, nderkohe qe serbet lokale do te kishin te drejten e vendosjes se autoriteteve te veta doganore. Sa i perket mbrojtjes se institucioneve historike, fetare dhe kulturore serbe, ato duhet te ruhen prej forcave te Serbise dhe UNMIK-ut. Keto forca, thuhet ne dokumentin e dorezuar zevendesshefit te UNMIK-ut, Lari Rosin, duhet te vendosen deri ne maj 2008.
REAGIME SERBE
Dokumenti ka shkaktuar reagime ne Beograd. Ministri Samarxhic pranoi se qellimi eshte ndarja faktike e shqiptareve dhe serbeve, si dhe vendosja e pushtetit te tyre ne te gjitha enklavat serbe. Kurse Presidenti Boris Tadic dhe ministrat e kabinetit qeveritar, pretenduan se nuk ishin te informuar me kete dokument. Sipas tyre, ai eshte hartuar vetem prej nje pese te Qeverise, te kontrolluar nga Kryeministri Vojisllav Koshtunica. Sakaq, ministri Mlagjan Dinkic, kerkoi dje botimin ne teresi te planit aksional te Serbise per Kosoven. "Nuk ka kuptim te mbahen sekrete vetem disa pjese, ndersa pjeset tjera te behen publike ne media, pa u shqyrtuar fare ne Qeveri", ka deklaruar Dinkic.
REAGIMI SHQIPTAR
"Ndarja e Kosoves mbi vijat etnike eshte e perjashtuar perfundimisht". Ne kete linje ishin dje Qeveria e Kosoves dhe partite politike kosovare, qe kane hedhur poshte dokumentin si plotesisht te papranueshem. "Ruajtja e teresise tokesore eshte pergjegjesi e forcave paqeruajtese te NATO-s dhe ndarja e Kosoves, nuk eshte e mundur", ka vleresuar zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci. "Logjika e ndarjeve etnike, vijoi ai, ka dominuar ne vitet '80-te e '90-te, ndoshta e nxitur nga vete politika serbe. Kjo logjike e ndarjeve etnike sot eshte e pakuptimte, aq me teper nese mbrohet nga ndonje qeveri e caktuar". Kuci paralajmeroi qeverine e Serbise qe "te perkujdeset me shume per fazen e bashkepunimit ndershteteror e nderetnik, e me pak per fazen e konfrontimeve te reja". Sakaq ai siguroi se po punohet per integrimin e serbeve te Kosoves ne shoqerine kosovare. "Ne do te punojme shume qe te bejme nje integrim te vullnetshem, por do te punojme shume edhe qe te dominoje rendi dhe ligji", siguroi zevendeskryeministri i Republikes se Kosoves.
Nje plan 15-vjecar, tipik serb
Ndarja mes bashkesive etnike ne Kosove ekziston dhe ajo daton, qe prej 15 vjetesh. Kete e ka pohuar dje, Oliver Ivanovic, nje nga perfaqesuesit serbe te Kosoves, duke folur me BBC-ne. Sipas tij, nje pjese e problemeve juridike, veshtire se mund te zgjidhen ne Kosove. "Mendoj se plani i Samarxhic nuk eshte i realizueshem, te pakten ne nje afat te shkurter. Eshte shume e veshtire te mendohet se si do te zgjidhen problemet juridike ndermjet nje serbi dhe nje shqiptari dhe pergjegjesia e nje gjykate qe do ta merrte persiper zgjidhjen e kesaj ceshtjeje", evidentoi Ivanovic. Ai publikoi se mbi 28 mije lende gjyqesore te pronesise se serbeve ende presin te zgjidhen dhe "nuk e dime se cila gjykate do ta beje kete".
KOSHTUNICA: NATO krijoi shtet te vetin
Serbia u bombardua, qe ne Kosove te krijohet "shteti i NATO-s". Ky ishte pretendimi i dale nga Kryeministri i Serbise, Vojisllav Koshtunica. "Tani eshte me se e qarte se shkaterrimi mizor i Serbise ne bombardimet e NATO-s ka pasur vetem nje qellim, qe provinca e Kosoves te kthehet ne shtetin e pare te NATO-s ne bote", tha Koshtunica.
MANAJ: "Samarxhic", nje hegjemonizem
Plani per "ndarjen funksionale" te shqiptareve dhe serbeve ne Kosove eshte vazhdimesi e politikes hegjemoniste te autoriteteve dhe politikes se Beogradit. Vleresimet, i dha zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj. Ai vuri ne pah se ky propozim eshte absolutisht i papranueshem per qeverine dhe institucionet e Kosoves.
BILD: UNMIK te nise kufizimin
Ministri i jashtem suedez, Karl Bild, vlereson se eshte e nevojshme qe UNMIK-u te vazhdoje te funksionoje ne Kosove edhe ne te ardhmen, por me kapacitet te kufizuar dhe jo vetem ne veri. "Ceshtja e veriut te Kosoves do te zgjidhet gradualisht, me durim dhe maturi, pa imponimin e afateve kohore", deklaroi Bild. "Kosova eshte ceshtje evropiane, ajo eshte ne oborrin tone, nuk eshte ne Afrike", kujtoi diplomati suedez.
USHTARE -Vijne njemije amerikane
Njemije ushtare amerikane nga Garda Kombetare ne shtetin e Misurit jane duke u pergatitur per te marre pjese ne operacionet paqeruajtese ne Kosove. Ushtaret do te dislokohen jo me vone se qershori, pasi te perfundojne stervitjen luftarake. Eshte planifikuar qe trupat te sherbejne deri ne marsin e vitit te ardhshem. Gjeneral-Brigade Leri Kej tha se ato do t'i bashkohen forces paqeruajtese te NATO-s, ndoshta ne pjesen e tensionuar te veriut.
GJYKATAT - Mitrovice, serish protesta
Serbet rinisen dje protestat para Gjykates se Qarkut dhe asaj Komunale ne veri te qytetit. Ato vijne nje jave pas trazirave te dhunshme ne Mitrovice, gjate te cilave u vra nje polic i Kombeve te Bashkuara dhe u plagosen dhjetera te tjere. Nje nga organizatoret e protestes se djeshme, ish-prokurori publik, Milan Bigovic, tha se protestat do te mbahen cdo dite. "Kemi arritur marreveshjen midis nesh qe te vazhdojme me keto protesta deri ne permbushjen e kerkesave tona, per t'u rikthyer ne vendet e punes", deklaroi Bigovic.