Dy gjenerale 11 ore pyetje ne prokurori

Gjenerale te Ministrine se Mbrojtjes thirren per here te dyte nga Prokuroria e Tiranes per te dhene shpjegime ne lidhje me tragjedine e Gerdecit dhe urdhrat e firmosur per transportin e municioneve dhe kontrollet. Dje ne organin e akuzes eshte thirrur per te deshmuar komandanti i Forcave Ushtarake, Shpetim Spahiu, si dhe drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi. Por procesi i deshmise nuk kishte perfunduar deri dje rreth ores 16:00, nderkohe qe mesohet se jane dhene detaje interesante te kompetencave te Shtabit te Pergjithshem per mbikeqyrjen e punes ne repart. Burime nga prokuroria thane se Spahiu ka shpjeguar se here pas here jane kryer dhe kontrolle ne reparte ushtarake, porse nuk dinte me teper per Gerdecin, pasi nuk ishin te drejtat e komandes per te nderhyre. Gjenerali ka pohuar inspektimet here pas here te ushtarakeve ne pjesen me te madhe te reparteve e fabrikave ku kryheshin demontime, perfshi edhe Gerdecin, ceshtje rreth te ciles eshte pyetur. Kurse Caushi ka dhene shpjegime per levizjen e armatimeve nga depot me mjetet e ushtrise.
Shpetim Spahiu
Komandanti i Forcave Ushtarake, Shpetim Spahiu, eshte paraqitur ne dyert e prokurorise rreth ores 12:50. I veshur me uniforme ushtarake dhe me nje cante te zeze ne dore, Spahiu eshte ngjitur per ne zyren e zevendesprokurorit, qe po merret me hetimet per te dhene nje deshmi te dyte. Per kater ore me radhe, gjeneral Spahiu u eshte pergjigjur pyetjeve te prokurorit Genci Qano, lidhur me funksionin qe ka pasur dhe urdhrat qe jane dhene per transportimin e municioneve drejt Gerdecit. Gjithashtu, sipas burimeve, gjenerali ka dhene shpjegime edhe per disa shkresa dhe udhezime, mbi zbatueshmerine e tyre. Nese heret e tjera qe eshte pyetur, Spahiu ka qendruar gjysme ose nje ore, diten e djeshme ka qendruar rreth kater ore me radhe perpara prokurorit Qano. Spahiu iu eshte pergjigjur pyetjeve te prokurorit, duke u perballur edhe me nje ballafaqim midis deklarimeve per ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me transportin e armeve apo sigurine qe duhej ofruar dhe deri ne ballafaqim me dokumentet e sekuestruara nga prokuroria ne Ministrine e Mbrojtjes. Mesohet se edhe vete gjenerali te kete pasur me vete urdhra e shkresa te sigluara nga ministri, te cilat i ka paraqitur ne Prokurorine e Tiranes. Nga ana tjeter, Spahiu ka sqaruar prokurorin Qano se ka nxjerre urdhra per te kryer kontrolle neper depot e armatimeve, te cilat, sipas tij, jane bere edhe raporte nga ana e komandes se bashkuar, ne lidhje me zonen qe do te kryhej demontimi i armeve. Mesohet se Spahiu ka shpjeguar faktin qe per rastin e Gerdecit te ishte kryer nje kontroll sikurse edhe ne reparte te tjera, por kopetencat e komandes nuk ishin te mjaftueshme per te vepruar.
Dashnor Caushi
Ka qene ora 09:45, kur ne Prokurorine e Tiranes eshte paraqitur per te teten here drejtori i Logjistikes ne Ministrine e Mbrojtjes. Per shtate ore me radhe, Dashnor Caushi ka dhene shpjegime ne lidhje me veprimet e kryera, si dhe te gjitha urdhrat e kaluara ne duart e tij. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se Caushi po argumenton te gjitha dokumentet e sekuestruara disa dite pas ngjarjes se rende. Ky i fundit mesohet se diten e tragjedise ka qene ne autostrade, duke udhetuar me makinen e tij. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se drejtori i Logjistikes eshte personi qe ka zbatuar te gjitha urdhrat qe nxirreshin per transportin e municioneve me automjeteve, hyrje-daljet e tyre ne depot e armatimit. Caushi ka dhene shpjegime duke ballafaquar edhe dokumentet e firmosura prej tij ne lidhje me sasine e armatimeve qe jane transportuar. Mesohet se kreu i drejtorise ka argumentuar firmat e hedhura, duke sqaruar edhe dokumentet qe organi i akuzes disponon pas sekuestrimit.
Prokuroret presin deshmine e dyte te Luan Hoxhes
Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, eshte ushtaraku i trete qe ishte thirrur serish per te dhene shpjegime ne organin e akuzes rreth ngjarjes se Gerdecit dhe detyrave qe duhet te kryente. Nderkohe, qe ky i fundit nuk eshte paraqitur diten e djeshme, sikurse gjeneral Shpetim Spahiu dhe kreu i Logjistikes, Dashnor Caushi. Por pritet qe te jape shpjegime shtese ne ditet e ardhshme. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se Hoxha do te sqaroje pjese te ndryshme te hetimit, lidhur edhe me dokumentet qe jane sekuestruar. Kreu i Shtabit deshmoi edhe gjate dites se shtune kur prokuroret i shkuan ne zyre, duke e pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni. Prokuroria pret qe te vleresoje pozicionin e disa gjeneraleve ne Shtabin e Pergjithshem dhe pergjegjesite e secilit prej tyre ne ngjarjen e Gerdecit. Gjithashtu nepermjet shpjegimeve do te sqarohen perplasjet mes autoritetit te Ministrise se Mbrojtjes, MEICO-s e Shtabit. Ministria e Mbrojtjes i ka kaluar pergjegjesine ushtarakeve te shtabit, nderkohe qe marrja e tyre ne pyetje behet per te analizuar pozicionin ne ngjarje dhe nese nga Shtabi jane marre masat e duhura.
Shtabi: Nuk kemi firmosur Gerdecin
Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise nuk ka asnje pergjegjesi per perzgjedhjen e Gerdecit, si vendi ku do te kryhej edhe cmontimi i armatimeve. Sipas kolonel Vladimir Ndreut, "institucioni i SHPU, nuk ka shprehur asnje mendim me shkrim ne percaktimin e Gerdecit". Ne menyre publike Shtabi pyet pikerisht ministrin e Mbrojtjes, t'i pergjigjet pyetjes se perse miratoi Gerdecin, pa mendimin e shprehur me shkrim nga SHPU dhe pa kunderfirmat perkatese ne dokument. Ky proces, sipas drejtuesve te Shtabit, "e mori rrokullisjen e tij kur nga zyra e ministrit te Mbrojtjes iu dha pergjigje pozitive projektit te kompanise "SAC" per demontimin e municioneve ne Gerdec". Ne kete menyre eshte lene te kuptohet se ky institucion nuk ka pasur te drejte per kontroll, por vetem per transportin e municioneve dhe se gjithcka ishte ne doren e ministrise.