Kosova, si sot 9 vjet me pare
Populli i Republikes se Kosoves, eshte duke perkujtuar me gezim keto dite fundmarsi qe dikur te mbushura me dhimbje dhe lot, tashme jane shnderruar ne hare. Ata perkujtojne nentevjetorin e fillimit te bombardimeve te NATO-s. 24 marsi 1999 shenoi kthesen ne politiken nderkombetare ndaj konfliktit te Kosoves. Nente vjet pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove, autoritetet ne Prishtine e vleresojne larte pranine e tyre dhe shpresojne se aleanca do te vazhdoje te qendroje dhe per nje kohe te gjate. Kjo madje, eshte e sanksionuar dhe ne deklaraten e shpalljes se pavaresise se Kosoves.
Bombardimi i pikave strategjike serbe, u krye nga aleatet per 78 dite dhe pasoi largimin e forcave serbe te sigurimit nga Kosova. Ndaj, kjo date sivjet eshte me e vecante, sepse e gjen vendin me endrren e permbushur te shume brezave, me Republiken e pavarur e sovrane te Kosoves. Presidenti Fatmir Sejdiu, ne deklaraten e tij per kete dite, nderon te gjithe ata qe u flijuan per lirine dhe shtetesine e Kosoves. Ne te jeten linje shprehet edhe Kryeministri Hashim Thaci. Ai kujton faktin se lufta e drejte e popullit te Kosoves, beri qe aleanca ushtarake me e fuqishme ne bote te vihet ne mbeshtetje te mbrojtjes se vlerave me te larta te civilizimit perendimor ne Kosove, lirise, paqes dhe demokracise. Thaci siguron se institucionet e Kosoves do te mbrojne keto vlera, duke respektuar te drejtat e pakicave ne menyre te vecante te asaj serbe.