Plani urbanistik i Tiranës, Basha: Realizojmë në 10 muaj atë që nuk u bë në dhjetë vjet
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka organizuar një debat të hapur për planin rregullues të kryeqytetit. Në këtë takim me ekpertë, akademikë, përfaqësi të shoqërisë civile dhe qytetarë të Tiranës, kreu i Bashkisë Lulzim Basha cilësoi si elementin kryesor të planit zgjidhjen e konfliktit qytet dhe qytetarë, i cili prej 10 vitesh ka prodhuar efekte dramatike për qytetin.
“Për këtë projekt na bashkoi vullneti, filozofia e zhvillimit urbanisitik. Është e domosdoshme të zgjidhim një herë e mirë konfliktin artifiacial mes qytetit dhe qytetarëve. Për këtë arsye është e domosdoshme të zgjidhim konfliktin midis qytetarëve dhe qytetit, luftën që nga sheshi i bllokuar, tek qytetarët pa semafor, tek lulishtet e shkulura apo të munguara”,- theksoi Basha.
Kryebashkiaku sqaroi se për realizimin e planit urbanistik të Tiranës do ngrihen grupe pune, i cili në konsensus të plotë të grupeve të interesit, si dhe duke marrë mendimin e tyre do bëhet i mundur realizimi i asaj që sipas tij nuk u bë realitet për 10 vite nga drejuesit e mëparshëm dhe tashmë një gjë e tillë do ´vihet në jetë brenda 10 muajsh.
“Synimi i grupi të punës dhe punës që do hapet është se ky plan i munduar për 10 vite do të realizohen në 10 muaj”,- premtoi Basha.
Pika e fortë e planit urbanistik është bashkëpunimi me grupet e interesit nënvizoi Basha, pasi sipas tij në këtë mënyrë do bëhet e mundur mbajtja larg e frymës klienteliste.
“Shumë prej jush qenë pjesmarrës në proceset e mëparshme, dhe kemi dëgjuar nga përvoja juaj, dhe ne do bashkëpunojmë me ekspertë, profesionit dhe botën akademike. Arsyetimi është të mbajmë larg frymën kleneteliste, që ka kërcënuar procesin e planifikimit urban”,- deklaroi kryetari i bashkisë.
Dimensioni strategjik, fizik dhe ai infrastrukturor janë tri pikat kyce të planit urbanistik, që sipas kryebashkiakut Basha “do shumëzojnë me zero marzhet e korrupsionit”.
"Dimensioni strategjik, i cili do të shtrojë opsionet strategjike që do të diskutohen nga grupet e punës. Investimet strategjike, ekonomike, etj, do të jenë disa nga temat e këtyre grupeve. Dimensioni fizik rregullator. Plani rregullues do jete guri i themelit për këtë plan urbanistik. Sigurimi i hapësirave të nevojshme publike dhe rigjallërimi i lagjeve është një synim kryesor. Dimensioni infrastrukturor. Zhvillimi urban s’do ketë kuptim pa zhvillimet e duhura në infrastrukturë dhe pa plan infrastrukturor. Infrastruktura si unaza e madhe, tramvaji, parkingjet publike dhe private do të jenë ambicjet bashkëkohore të qytetit tonë”,-sqaroi kreu i bashkisë.
(e.m/BalkanWeb)