E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria mbyll dosjen ‘Griselda’: Kallzimi në kushtet e tronditjes

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar cështjen penale në ngarkim të Griselda Zaimi, e njohur si bashkëjetuesja e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Pas 4 muajsh hetimesh intensive, raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore i ka dhënë fund gjithë misterit të historisë imagjinare, e cila tonditi mbarë opinionin publik, për shkak të rrëmbimit dhe lindjes së detyruar, por që më pas rezultoi e gjitha një trillim.

“Shtetësja Griselda Zaimi nuk ka simptomat e një personi të sëmurë mendor. Por, kallëzimi i rremë i saj në polici është bërë në kushtet e një tronditje të rëndë psikike dhe e nxitur nga rrethanat e momentit”,- thuhet në raport, mjeko-ligjor.

Më 1 qershor kunati i 28-vjecares Sajmi Roshi denoncoi rrëmbimin e Griseldës nga persona të panjohur, të cilët e kishin detyruar të kryente lindje të parakohshme, duke i hequr fëmijën.

Një ditë më pas e gjithë e vërteta doli në shesh, pas rrëfimit të Griseldës në Prokurori se shtatëzania dhe rrëmbimi ishin gënjeshtër, duke treguar detajet e sajimit të shtatëzanisë tek familjarëve, rrëmbimit dhe më pas dëshimit të detyruar.

28-vjecarja e cila bashkëjetonte me kryetarin aktual të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi rrëfeu se ishte shtirur shtatzanë për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me partnerin e saj, ndaj ishte detyruar që të mbarte një shtatëzani që nuk ekzistonte dhe në muajin e 9-të ta fshihte atë me jastëk.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›