Plani urbanistik Basha Kjo ekzpozite vullkan ne zmer te Tiranes
Një ditë para shpalljes së draftit të planit rregullues të kryeqytetit, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë është hapur ekspozita me temë “Vizione për Tiranën”
Prej një viti studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti ku lindin dhe zhvillohen idetë profesionale, kanë punuar për të sjellë skica të detajuara për zona të ndryshme të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Basha u shpreh entuziast për këto punime të prezantuara, duke i cilësuar si vullkan energjie dhe talenti në zemër të Tiranës.
Këto ide të punuara me kujdes ofrojnë një model të ri qytetërimi tha kryebashkiaku Basha, modern në mënyrën se si janë ndërthur e shkuara me të tashmen dhe të ardhmen.
Qytetari i parë i Tiranës theksoi se këto punime i japin përgjigjen më të mirë të gjithë skeptikëve dhe atyre që nuk besojnë në ndërtimin e Tiranës moderne.
Kryebashkiaku Basha premtoi se sfida e Bashkisë së Tiranës do të jetë marrja e kësaj energjie të transmetuar sot nga këta studentë, dhe përdorimi i saj për më të mirën e Tiranës pasi sipas z.Basha këta të rinj janë ura më e mirë lidhëse e kryeqytetit të Shqipërisë me ato evropiane dhe siguria për ndërtimin e Tiranës së shek të 21.