Studentet shqiptare ne Itali te dytet pas kinezeve
Ne nivelet arsimore ne Itali studentet shqiptaret renditen te dytet pas atyre kineze. Kjo eshte e dhena me e fundit qe mberrin nga statistikat italiane te arsimit sipas te cilave kjo kategori ne teresi ze 3.6 te totalit te studenteve te huaj qe preferojne universitetet italiane per te marre nje diplome. Deget qe studentet shqiptare preferojne me shume ne Itali jane ajo e Ekonomise ndjekur nga Mjekesia dhe Inxhinieria. Te dhenat tregojne gjithashtu se studentet e huaj te regjistruar ne vitin akademik 2010-2011 kane shenuar nje rritje ne krahasim me vitet e meparshme. Pas Italise Kina dhe Shqiperia jane dy vendet me te perfaqesuara ne auditoret e universiteteve tona - citojne ekspertet italiane te arsimit. Ne Itali te dhenat zyrtare flasin per nje rritje te ketij treguesi me shifren e qendrueshme prej 0.2 ne vit. Kjo mund te shpjegoje edhe faktin se perse punesimi i te huajve me diploma universitare ka qene ne rritje ne vendin pertej detit nga 3.8 ne vitin 2008 ne 4.6 ne vitin 2010.