E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon 25 vjet burg për Gashin

26/10/2011  Anëtari i Bandës së Durrësit akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës

Ekzekutimi i Dishës ditën e tretë të vrasjes së Saliut

TIRANE-Prokuroria i ka kërkuar gjykatës dënimin me 25 vjet burg e 8 milionë lekë gjobë të anëtarit të Bandës së Durrësit, Bujar Gashi, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Disha, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000. Sipas konkluzioneve të prokurorit Anton Martini, vrasja e kundërshtarit të Bandës së Durrësit, Dritan Disha, ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi grupi kriminal ku bënte pjesë viktima kishte vrarë tre ditë më parë shtetasin Mehmet Saliu, që ishte djali i tezes i të pandehurit Bujar Gashi. Në shenjë hakmarrje, vrasja është organizuar nga anëtarët e Bandës së Durrësit, dhe urdhrin për të eliminuar fizikisht Dishën e ka dhënë ish-drejtuesi i kësaj bande Klodian Saliu. Pasi u vendos të vritej shtetasi Dritan Disha, organizata planifikoi vrasjen e tij në një ditë simbolike të vrasjes së shtetasit Mehmet Saliu, e konkretisht ditën e tretë të varrimit të tij, më datë 9 korrik 2000. Për të realizuar këtë vrasje shtetasi Klodjan Saliu ndau detyrat, ku i pandehuri Bujar Gashi u ngarkua të ruante të gjitha lëvizjet e shtetasit Dritan Disha e të mbante me informacione rreth këtyre lëvizjeve atë. Ndërkohë që Indrit Dokle dhe Adriatik Coli kanë qëlluar për vdekje viktimën Disha, në momentin kur ky i fundit ishte duke udhëtuar me automjetin e tij BMW në drejtim të banesës në fshatin Shënavlash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›