Ika se doja futboll me standarde
Ndroqi Prita 5 muaj per shnderrimin ne SH.A por me kot
Besojeni futbolli shqiptar nga dje eshte me i varfer. Nuk jane pak por thuajse 1 miliard e 400 milione leke te vjeter qe biznesmeni i njohur Ylli Ndroqi pati deklaruar si buxhet per klubin e Shkumbinit. Nga dje ora 1648 ky i fundit i tha stop ketij lumi parash qe sipas tij po shkonte dem pasi askush nuk po siguronte standarde dhe rregulla te qarta loje. Disa minuta me vone z.Ndroqi ka shpjeguar me detaje jo vetem ate qe ndodhi dje ne mbledhjen e presidenteve te Superiores por edhe arsyet e verteta se persa
ai mori vendimin e largimit nga drejtimi i Shkumbinit edhe pse zyrtarisht per te gjithe opinionin publik ai zoteronte 85 per qind te aksioneve. Me vjen sinqerisht keq qe e mora kete vendim pasi u futa ne futboll per te dhene kontributin tim jo vetem financiar por edhe sportiv duke financuar kete klub. Mendoj se nisa te sjell standarde ne futbollin shqiptar pasi iu futa me shume deshire per te bere dicka te mire jo vetem per Shkumbinin si klub por edhe pertej kesaj. Pas mbledhjes se sotme djeshme te presidenteve te klubeve menyra sesi shkoi mbledhja ne federate me beri te marr kete vendin te rendesishem dhe drastik ka pohuar ai.
Biznesmeni i njohur tregon edhe pse ngulmonte ne domosdoshmerine e krijimit te Liges Profesioniste. Une ashtu si disa kolege te tjere dhe si z.Duka kerkuam qe te respektohet cdo skuader ne menyre te barabarte por ne kete takim mes nesh nuk u arrit asnje akord. Nuk jam nisur kurre nga emri se cili do te jete kryetari por kam dashur vetem rregulla dhe standarde ne te mire te futbollit shqiptar. Ligji per sportin ende nuk shprehet haptazi per klubet e futbollit ne lidhje me privatizimin e tyre. Jane bere disa hapa por cdo gje ka mbetur ne vendnumero. Une prita sipas kontrates pese muaj deri ne shnderrimin e KS Shkumbinit ne shoqeri aksionere por nje gje e tille nuk ndodhi. Keshtu meqenese gjerat nuk funksionojne sic duhet gjykova se eshte me mire te mbyll kontraten time me kete klub pohoi Ndroqi.