Plas te Skënderbeu, bum donatorësh!

(ALBANIA SPORT) – “Vitin e ardhshëm Skënderbeu jo vëtëm që do të jetë në Kupat e Europës (Champions League ose Europa League), por do të luftojmë për titullin kampion”. Ky është premtimi i presidentit të ri të Skënderbeut, Agim Zeqo (bosi i “Red Bull”-it shqiptar).
Skënderbeu ka dalë vetëm një herë kampion, 76 vite më parë, në vitin 1933, dhe ka humbur 3 finale të Kupës së Shqipërisë (1958 kundër Partizanit, 4-0; 1964-1965 kundër Vllaznisë, 1-0; 1975-1976 kundër Tiranës, 0-1, 1-3).
Bordi i donatorëve të Skënderbeut është ndër më të fuqishmit në Shqipëri: Agim Zeqo (Red Bull), Zamir Mane (QTU), Supersport, Irfan Hysenbelliu (Birra Korca), Grigor Joti (Infosoft), Blendi Fevziu (TV Klan). Avokati i klubit është Sokol Nako. Zëvendëspresidenti i Skënderbeut është Aleksandër Frangaj (bosi i TV Klan).
Skënderbeu ka zyrtarizuar edhe blerjet e reja. Sulmuesi Klodian Asllani dhe mesfushori Klevis Rroshi janë blerjet e reja në dispozicion të trajnerit Mirel Josa.
Josa: “Falënderoj Gerd Haxhiun dhe Andrea Markon që kanë punuar me këtë skuadër. Na pret një punë e madhe”.
Skënderbeu renditet i fundit me 15 pikë (një ndeshje më pak). Në kupën e Shqipërisë ndodhet në çerekfinale kundër Vllaznisë.
Burimi: Albania-sport.comE Marte, 09 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili