E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas te Apolonia, Kaçi ka trukuar!

(ALBANIA SPORT) – Albert Kaçi, mesfushori shkodran i Apolonisë, akuzohet – por dhe e ka pranuar edhe vetë – se ka vendosur 10 mijë dollarë amerikanë kundër skuadrës së tij, për të humbur tërë ndeshjen, por dhe pjesën e parë. Lajmi është dhënë nga “Sport Ekspres”. Kaçi, i cili e nisi sezonin si lojtar i Teutës, në minutën e 5-të të ndeshjes kundër Shkumbinit shkaktoi penallti. Ndeshja u fitua nga Shkumbini 3-0. Lojtari: “E bëra se isha në vështirësi financiare. Nuk jam vetëm unë, por të tjerët nuk i tregoj edhe sikur të shkoj në burg”. Drejtuesit e Apolonisë kanë njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit, por dhe nga Prokuroria zbardhjen e çështjes.
Burimi: Albania-sport.comE Marte, 09 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›