E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devi Muka, trajneri i Tiranës

(ALBANIA SPORT) – Devi Muka do të jetë trajneri zyrtar që do të ulet në bankinën e Tiranës. Nevil Dede, njeriu që drejtoi 24-herë kampionët në dy ndeshjet e fundit - ato kundër Teutës (fitoi 1-1) dhe Vllaznisë (humbi 1-0) – është larguar përfundimisht nga bardheblutë. Kapiteni Devi Muka do të jetë ndihmësi i Alban Tafajt, ky i fundit do të drejtojë ekipin nga tribuna (me celular pasi është i pezulluar për një vit), ndërsa do të vazhdojë të jetë edhe drejtori teknik i klubit. Dede: “Me tranjerin Tafaj nuk mund të vazhdoja të punoja më. Tani do t’i përkushtohem familjes”. Ndeshja e parë e Devi Mukës në rolin e trajnerit është ajo kundër Besës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Trajnerët e këtij
sezoni te Tirana

Ilija Lonçareviç (nga java 1-6);
Alban Tafaj (nga java e 7-18):
Nevil Dede (nga java 19-20)
Devi Muka (nga java 21)
Burimi: Albania-sport.comE Marte, 09 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›