Leonardo ngre flamurin e bardhë
Trajneri kuqezi pranon vështirësitë e ekipit të tij në ndeshjet e fundit dhe në të njëjtën kohë supremacinë e zikaltërve. “Dhjetë pikë pas Interit janë shumë. Por në këtë moment ajo që bën diferencën nuk janë pikët, por rendimenti dhe cilësia e Interit”, theksoi braziliani.Në lidhje me barazimin e bardhë në transfertën e Bolonjës, Leonardo shtoi: “Na mungoi vetëm goli. Nuk ishim të shkëlqyer, por krijuam plot raste. Sidomos 30 minutat e fundit. Na mungoi finalizimi, gjë që po e vuajmë se tepërmi kohët e fundit. Sot (dje) luajtëm më mirë se herët e tjera dhe me pak fat mund të kishim dalë të fituar nga kjo sfidë”.